KËTË VERË DO TË KETË SHPËTIMTARË NË LIQENIN E DIBRËS
Sekretari I Organizatas komunale të Kryqit të Kuq në Dibër Isni Telqiu , tha se kjo organizatët humanitare ka ndërmarë të gjithë aktivitetet që sivjet për dy muaj rrjesht të sigurojë ekipin të shpëtimtarëve në bregun e Liqenit të Dibrës. Telqiu shtoi se momentalisht punohet intenzivisht me 12 të rinj gjimnazistë të cilët vullnetarisht do të japin kontribut si shpëtimtarë. Të rinjt në thelb notojnë mirë dhe janë duke marë njohuri teorike . Por, gjatë ditëve në vijim ata me përkrahjen të organizatës si motër nga Ohri do të marin edhe orë praktike. Sipas bisedimeve që kemi me udhëheqësinë të Kryqit të Kuq Republikan të Maqedonisë, thotë Telqiu, harxhimet do të mbulohen për këtët aktivitet nga ana e tyre. Besojmë thekson sekretai I organizatës në fjalë se Liqeni I Dibrës duhet të ketë shpëtimtarë gjatë verës, meqë pjesa dërmuese e të rinjve shfrytëzojnë këtët Liqe.
Duke biseduar në lidhje me numrin e ekipit të shpëtimtarëve , në Kryqin e Kuq në Dibër thonë se mjafton një ekip I vogël I cili do të realizojë obligimet, meqë edhe madhësia e plazheve në liqe është e ngushtë.
Përndyshe tre vitet të kaluara në Liqenin e Dibrës nuk pati ekip shpëtimtarësh. Kjo situatë nuk ishte e volitshme për pushuesit , meqë Liqeni si I tillë nuk ka ndonjë poziocion të plazheve siç janë në Liqenin e Ohrit. Por , për fat të mirë nuk pati probleme me pushuesit. Por qëndron fakti se në Liqenin e Dibrës kanë ndodhur shumë fatkeqësi, me çka mund të numërohet një numër I konsiderueshëm I dibrënave të cilët janë mbytur.
Vjollca Sadiku
http://www.dibra.us/
Nessun commento:
Posta un commento