
***
Drejtorja e Përgjithshme Ekzekutive e Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës, Andrea Gebbeken, citohet në një komunikatë shtypi të këtij aeroporti ta ketë vlerësuar panairin e Berlinit si “konventën më të madhe të turizmit në rang botëror ku marrin pjesë të gjitha nivelet e tregut të turizmit: që nga agjencitë turistike, kompanitë e dhënies së automjeteve me qira dhe deri tek kompanitë ajrore e aeroportet”.
Në panairin Ndërkombëtar të Turizmit në Berlin TIA do të paraqesë arritjet dhe potencialet e veta në rritje. Ky panair vizitohet çdo vit nga më shumë se 170 mijë vizitorë. Në të marrin pjesë rreth 10 mijë kompani nga 180 vende të botës. Tirana International Airport është një kompani shqiptare me pronësi gjermano-amerikane. Në krye të aksionerëve të saj është kompania gjermane Hochtief Airport. Dy kompanitë e tjera aksionere janë DEG- Shoqëria gjermane për Investim dhe Zhvillim (Deutsche Investitions und Enwicklungsgellschaft), si edhe Fondi shqiptaro- amerikan i ndërmarrjeve.
Nessun commento:
Posta un commento