Shqiperia, destinacion i ekoturizmit - nje kendveshtrim i se ardhmes
Auron Meneri
Turizmi, sot eshte nje nga industrite me te fuqishme ne bote dhe si e
tille, ka nje impakt te madh ne zhvillimin ekonomik e social te mjaft
vendeve, sidomos atyre ne zhvillim ku shihet si nje nga burimet me te
rendesishme te te ardhurave, te mundesive te punesimit, te
diversifikimit te ekonomise, te mbrojtjes se ambientit si dhe te
promovimit te shkembimeve nderkulturale.
Ne Shqiperi, sidomos gjate viteve te fundit, jane bere investime te
panumerta ne infrastrukturen rrugore, sigurimin e burimeve ujore si dhe
ne permiresimin e sistemit te ujesjelles-kanalizimeve. Te tjere faktore
qe ndikojne ne permiresimin e kushteve per zhvillimin e turizmit, jane
rritja e standardit te jetes, cilesia e ushqimeve qe ofron Shqiperia,
ulja e kostove te transportit nepermjet permiresimit te vazhdueshem te
infrastruktures. Keto dhe shume masa te tjera indirekte, kane krijuar
tabanin e nevojshem dhe te qendrueshem qe industria e turizmit te
zhvillohet me ritme te shpejta.
Shqiperia eshte nje nder vendet ne zhvillim me ekonomi dinamike dhe nje
rritje pozitive - dukuri e rralle per rajonin dhe periudhen qe jetojme.
Duke konsideruar faktet qe te ardhurat nga turizmi kane tejkaluar ne
vlere eksportet shqiptare dhe numri i vizitoreve per here te pare ne
histori kaloi numrin e popullsise, duket se turizmi do te jete nje dege
kryesore e ekonomise ne vitet qe do vijne. Por a ka rreziqe rritja dhe
zhvillimi i kesaj industrie te re? Sa jemi ne te pergatitur qe te
zvogelojme impaktin mjedisor te turizmit ne menyre qe te sigurojme
njekohesisht me zhvillimin e qendrueshem te kesaj industrie edhe
mbrojtjen dhe zhvillimin e mjedisit.
Turizmi si ?cdo industri tjeter, ushtron presion mbi mjedisin ne te
cilin zhvillohet. Industria turistike jo vetem qe kontribuon me kerkesat
e saja te medha ne harxhimin e shpejte te burimeve natyrore si uji,
energjia, nafta, ushqimet dhe lende te tjera te para defi?citare, duke
shumefishuar numrin e popullsise ne destinacionet turistike, por
gjithashtu rrit presionin mbi ekosistemin, detet, liqenet e lagunat,
jeten e eger, etj. Turizmi gjeneron ndotje, duke filluar qe nga ndotja e
ajrit qe intensifikohet me shtimin e vrullshem te transportit, rritja e
nivelit te zhurmave, shtimi i sasise se mbetjeve te ngurta dhe ujerave
urbane e duke perfunduar me ndotjen panoramike dhe estetike. Ndikimi i
turizmit ne zonat turistike, bregdetare, alpine, liqenore apo ligatinore
dallohet qarte me shtimin e efekteve te aktiviteteve ndertuese. Ketu
mund te permendim hotelerine, infrastrukturen, ujesjellesit kanalizimet
qe shoqerohen me shpyllezime, erozion, gerryerjen e plazheve, zhdukjen e
habitateve, etj. Ndertimi i objekteve me shume kate, nje dukuri qe
eshte shfaqur rendom edhe ne Shqiperi, si edhe shfrytezimi i larte i
siperfaqeve gradualisht ?con ne shkaterrimin e ekosistemeve. Por nuk
mbaron me kaq. Mund te thuhet, se jo vetem turizmi i pakontrolluar mund
te shpjere ne degradim mjedisor, por edhe degradimi mjedisor eshte nje
kercenim per degradimin e turizmit.
Por a ka politika ose menyra qe domosdoshmeria e zhvillimit te turizmit,
te mos cenoje standardet mjedisore por perkundrazi, te shnderrohet ne
promotor te zhvillimit te mjedisit.

Ne kete fryme, jane shpallur
edhe masa per mbrojtjen e bregdetit nepermjet vendosjes se ndalimit te
ndertimeve me afer se 100 m nga vija bregdetare, lartesia e kateve, etj.
Ndersa turizmi i mases duhet te monitorohet me kujdes, dhe ne rast se ai
prek zona me ekuiliber delikat ekologjik edhe duhet ndaluar. Ne zonat e
mbrojtura, parqet kombetare dhe peisazhet e trashegimise boterore,
turizmi duhet kontrolluar qe te mos rrise peshen e tij duke tejkaluar
mundesine kufizuar te ketyre habitateve per te pritur turiste.
Jo vetem qe ne duhet te perpiqemi te minimizojme efektet negative te
turizmit ne mjedis, por gjithashtu duhet te bejme te mundur qe
perfitimet ekonomike nga turizmi te mund te kontribuojne ne mbrojtjen e
mjedisit dhe perdorimin e kujdesshem te burimeve natyrore.
Ekoturizmi ne vetvete, ngerthen aktivitete qe perfshijne format e
turizmit te natyres qe vleresojne natyren dhe trashegimine kulturore.
Por ekoturizmi, nuk le pas dore edhe zvogelimin e impaktit njerezor ne
natyre si edhe mbeshtetjen per mbrojtjen e pasurise natyrore dhe
kulturale. Pra, nese zbatohen politika te drejta, turizmi jo vetem qe
nuk demton mjedisin, por krahas zhvillimit social-ekonomik sherben edhe
si nje mjet per ruajtjen e trashegimise natyrore dhe kulturore.
Kanalizimi i nje pjese te te ardhurave nga turizmi per mbrojtjen e
mjedisit si edhe nxitja e thithjes se investimeve private per krijimin e
parqeve dhe rezervateve natyrore, jane disa nga rruget qe duhet
ndjekur per ruajtjen e mjedisit. Keto ide tashme jane pasqyruar ne
strategjite dhe politikat mjedisore dhe po materializohen qarte ne
tendencen per rritjen e shpejte te siperfaqes se zonave te mbrojtura.
Ajo qe mbetet per tu bere eshte terheqja e interesit privat, ne
menaxhimin dhe ruajten e ketyre pasurive mjedisore.
*Zevendesminister i Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit te Ujerave
Nessun commento:
Posta un commento