24 maggio 2012

318 turistë nga Finlanda me krocerë në Durrës


318 turistë nga Finlanda me krocerë në Durrës
03.05.2012
 
Krocera Kristina Katerina është ankoruar sot paradite në Durrës për të dytën herë
brenda tre javëve.
Anija ka sjellë në vendin tonë 318 turistë, shumica e të cilëve nga Finlanda. Më 16
prill krocera Kristina Katerina kishte në bordin e saj 325 turistë, edhe këta me
shtetësi nga vendet nordike.
Kristina Katerina ka nisur një tur 1/javor nga Stambolli para tre ditësh, ndërsa
parashikohet të ndalojë edhe në portet e Santorinit (Greqi, Barit (Itali dhe
Dubrovnikut (Kroaci.
Sipas planifikimeve të agjensisë detare vendase, krocera Kristina Katerina ka
planifikuar të vizitjë përsëri Durrësin në javën e fundit të muajit gusht. Sezoni i
krocerave 2012 ne Durrës ka nisur më 15 prill me anijen turistike Prinsendaun, me
768 udhetare ne bord.

http://www.apdurres.com.al/lajme.html

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate