DISCOVER and LOVE ALBANIA. KRIJUAR për t'ju lehtesuar kerkimet e informacioneve rreth Shqipërinë Turistike .... MENDONI sikur i njihni bukurit qe ofron Shqiperia, KENI DèGJUAR për te dhe vendet e saja përrallore. Shqipëria nuk kujtohet vetëm në zemër, NE ju japim mundësin qe te njihni arteriet HISTORIKE & KULTURORE qe shtrihen ne token Shqiptare .
31 maggio 2012
Promovimi i turizmit vijon në Vlorë 2012
Vlora është qyteti tjetër që Lëvizja Shqipëria e Re dhe partnerët e tjerë Unioni i Sipërmarrësve Shqiptarë, Fondacioni Banka e Ideve, Tradita Shqiptare Edlira, Fondacioni Vitrina etj. zgjodhën sot për promovimin e turizmit. Qyteti i Vlorës njihet si një qytet me potenciale të mëdha për zhvillimin e turizmit, me bukuri të rrallë dhe shumë të lakmueshme nga të gjithë. Nëpërmjet kësaj nisme po hidhet një hap i rëndësishëm, jo thjesht për ti bërë një promovim bukurive natyrore, historike, kulturore që ofron Shqipëria por edhe për të ftuar sa më shumë njerëz në vendin tonë. Aktivitetet që u zhvilluan sot më 24.03.2012 ishin të larmishme si organizimi i ekspozitës të fotove me temë Welcome to Albania, ekspozita me veshjet tradicionale Shqiptare dhe me produkte 100% Shqiptare, shkrimin dhe dërgimin e qindra kartolinave në formë ftese për të huajt si dhe tavolina e rrumbullakët me temë "Bëji nder vendit tënd, fto në Shqipëri sa më shumë njerëz". Të ftuar ne panel ishin Nënkryetari i Bashkisë Vlorë - z. Arben Beqiri, Drejtor i Dhomës së Tregtisë - z. Arben Breshani, Prof. Dr. Sazan Guri - Ekspert Mjedisor, z. Semen Gjikoli - Drejtor i Qendrës Kulturore Aulona, Prof. Dr. Idriz Haxhiu - Përfaqësues i Qendrës për kërkim dhe zhvillim pranë Shkollës së Lartë Private Vitrina, Këngëtarja e mirënjohur Ermira Babaliu, si dhe pjesëtarë të tjerë të Pushtetit Vendor dhe Shoqerisë Civile. Të gjithë të ftuarit përshëndetën nismën e ndërmarrë nga Unioni i Sipërmarrësve Shqiptarë, Lëvizja Shqipëria e Re dhe partnerët e tjerë. Fjalën e hapjes e mbajti z. Agim Pipa i cili ishte dhe moderator i këtij takimi. Në këtë takim z. Edmond Vlashaj evidentoi vlerat e pakrahasueshme të bregdetit të Vlorës dhe theksoi se Lëvizja Shqipëria e Re ka synim krijimin e nje mentaliteti të ri gjithëpërfshirës. Kjo nisëm synon sensibilizimin e pushtetit vendor, të shoqërisë civile, rangjeve akademike etj. Prof. Dr. Idriz Haxhiu tregoi nëpërmjet fotove bukuritë e qytetit të Vlorës, si Laguna e Nartës, Orikumi, Ishulli i Sazanit etj dhe vuri theksin në faktin se duhet patur shumë kujdes me ndotjen e mjedisit. Në fjalën e tij Nënkryetari i Bashkise Vlorë z. Beqiri vuri theksin në nevojën e marrjes së vazhdueshme të sugjerimeve në fushën e turizmit nga aktorë të ndryshëm të shoqërisë. Z. Gjikoli vuri theksin në rëndësinë e promovimit turistik të vlerave të mëdha të polifonisë labe e mbrojtur tashmë edhe nga UNESCO. Kjo nismë do të prek dalëngadalë edhe qytete të tjera të Shqipërisë.
Iscriviti a:
Commenti sul post (Atom)
Nessun commento:
Posta un commento