Topi-Gruevski: Shtim të bashkëpunimit ekonomik, projekte në turizëm
Shtim të intensifikimit të bashkëpunimit dypalësh, sidomos në rritjen e bashkëpunimit ekonomik dhe shkëmbimeve tregtare nëpërmjet zbatimit të projekteve të përbashkëta konkrete në infrastrukturë, energjitikë, në fushën e turizmit, etj. Kjo u theksua nga Presidenti Bamir Topi gjatë takimit me kryeministrin maqedonas Nikola Gruesvki, në kuadër të vizitës së tij në Maqedoni.Kreu i Shtetit vlerësoi lehtësimin e lëvizjes së qytetarëve tanë me karta identiteti, por vuri në dukje gjithashtu edhe nevojën e përdorimit të frytshëm të resurseve turistike të të dyja vendeve tona, si dhe gjetjen e mundësive të reja për tërheqjen e investimeve reciproke, si dhe ato të huaja në kuadrin rajonal.
http://www.albpress.org/2012/04/19/topi-gruevski-shtim-te-bashkepunimit-ekonomik-projekte-ne-turizem/
Nessun commento:
Posta un commento