21 maggio 2012

Qindra të rinj të shkollave të mesme që po frekuentojnë Sarandën në fundjavë gjatë ekskursioneve shkollore në shumicën e rasteve janë të pashoqëruar nga mësues.



Qindra të rinj të shkollave të mesme që po frekuentojnë Sarandën në fundjavë gjatë ekskursioneve shkollore në shumicën e rasteve janë  të pashoqëruar nga mësues.

Ata i kalojnë mbremjet në klubet e natës që nuk hezitojnë të tregtojnë alkool për të mitur. Për pasojë po krijohet një  situatë shqetësuese e  ngarkuar me intoksikime prej alkoolit të kombinuar shumë shpesh me cigare marijuane.

E premtja, e shtuna dhe e diela janë ditët kur në spitalin e Sarandës përfundojnë mesatarisht 15 raste të nxënësve gjimnazistë  në gjendje të pavetëdijes së plotë.

Sipas nëndrejtorit te spitalit të Sarandës janë mbi 50 raste të trajtuara deri tani në këtë spital dhe shumica e tyre I përkasin moshës nën 18 vjec. Qytetet prej nga vijnë nxënësit janë Elbasani, Tirana, Lezha, Berati, Lushnja dhe Fieri. Mjekët gjithashtu thonë se fëmijët shoqërohen në spital nga shokët e tyre që do të thotë se nuk shoqërohen nga të rritur ndërsa ka raste, kur ambulancat i kanë marrë ata pa ndjenja edhe nga rruga, hotelet apo baret e natës. Dy nxënës janë shoqëruar në spitalin e Tiranës këtë fundjavë pasi pas intoksimit me alkool kanë përfunduar me politrauma, njëri prej tyre është rrëzuar prej katit të tretë të hotelit ku ishte strehuar ndërsa tjetri është dëmtuar pasi ka goditur një vetratë xhami.

Por jo të gjitha grupet janë të pashoqëruara. Shumë shkolla e kanë programuar këtë ekskursion si pjesë të programit të tyre mësimor. Por edhe në këto kushte thonë mësuesit frika mbetet, sepse të rinjtë mund të dalin lehtësisht jashtë kontrollit.

Situata e cila duket se është përsëritur gjatë gjithë viteve të fundit këtë sezon është mjaft më problematike. Hotelet ku strehohen të rinjtë duket se nuk kanë ndonjë kriter për moshën. Njëherazi duket qartë se mungojnë kontrollet në baret e natës që tregtojnë alkool për të mitur dhe ku ambienti është i mbushur me tym hashashi.

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate