26 maggio 2012

Moratoriumi, Rama: Absurditet, pengon turizmin. Reagon PD: E shndërruam Shqipërinë në Miss Bota

Moratoriumi, Rama: Absurditet, pengon turizmin. Reagon PD: E shndërruam Shqipërinë në Miss Bota

Kryetari i PS Edi Rama dhe zedhenesja e PD Silvi Bardhi
Ndërsa kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, i bëri apel mazhorancës të heqë moratoriumin e skafeve, pasi, sipas tij, eshte nje absurditet dhe po dëmton turizmin, Partia Demokratike ka reaguar duke i konsideruar si terësisht të pavërteta pretendimet e tij. “PD e shndërroi Shqipërinë nga skaf i republikës socialiste, në të bukurën e dheut”, shprehet PD, në reagim deklaratave të Ramës gjatë tryezës për Turizmin të mbajtur në Durrës.  Rama akuzoi gjithashtu akuzoi institucionet shtetërore se japin të dhëna të pasakta për numrin e turistëve që vizitojnë Shqipërinë.
Ndërkaq, Rama ka reaguar pas kësaj deklarate përmes rrjetit social Twitter. “PD tha se Shqiperine e paskan vizituar 4mln turiste po nuk tha si valle te ardhurat nga turizmi kane rene 140mln EU nga 2009 e 60mln vjet?”, shkruan Rama në profilin e tij në Twitter.
Tryeza e PS për turizmin
Rama tha në tryezën për turizmin, në kuadër të programit Për një Rilindje Shqiptare, se “në Durrës janë hedhur faktikisht shumë kapitale dhe janë shpenzuar shumë energji për zhvillimin në emër të turizmit, por si kudo edhe këtu në këtë fushë kapitalet financiare dhe energjitë e derdhura janë përgjithësisht të kanalizuara në rrugën e spontanitetit e ideve të guximshme, apo dëshirave ambicioze të individëve falë mbështetjes sporadike të drejtuesve të njësive vendore”.
E mbajtur në prag të çeljes së sezonit turistik, tryeza ka diakutuar edhe me grupet e interesit për turizmin. “Eshtë shumë e rëndësishme që të mos e konceptojmë turizmin në Shqipëri si një turizëm të kufizuar nga kufiri i sotëm zyrtar mes shtetit shqiptar dhe shtetit të Kosovës, por si një turizëm të integruar pa e marrë në konsideratë këtë kufi zyrtar. Jo vetëm për turizmin etnik, pra për shqiptarët që jetojnë në trevat rreth e rrotull, por për turistë të huaj, që përballë një informacioni të mirëorganizuar, mbështetur me një inventar shumë rigoroz të të gjithë këtyre pasurive, do të ishin shumë herë më tepër të tunduar ta ndërmarrenin udhëtimin drejt Shqipërisë”, tha Rama.
Ndërsa ka ngritur shqetësimin ndaj vijueshmërisë së moratoriumit për mjetet lundruese, Rama ka bërë thirrje për heqjen e moratoriumit. “Sot ne flasim për turizëm të detit dhe të rërës, më saktë do të thosha për turizëm të bregdetit dhe disponojmë të vetmin segment të bregdetit në Mesdhe të bllokuar për mjetet lundruese. Një absurditet i mbështetur mbi një arsye që s’është arsye për gjoja luftën kundër trafiqeve, sepse është njësoj si të thuash që në mënyrë që të mos kemi krime më mirë po i fusim të gjithë njerëzit në burg dhe po i izolojmë nga njëri tjetri, kështu që garantojmë kriminalitet zero në të gjithë territorin”, tha Rama.
Reagon PD
I menjehershëm ka qenë reagimi i PD, në lidhje me deklaratën e Ramës. Zëdhënësja e PD, Silvi Bardhi, tha se “ironia e Ramës është mosmirënjohje ndaj 4 milionë turistëve që kanë vizituar Shqipërinë”, ndersa shtoi se “PD e shndërroi Shqipërinë nga skaf i republikës socialiste, në të bukurën e dheut”.
“Rama sot ironizoi turizmin, duke e quajtur atë si etnik në një tryezë të mbledhur gjoja për Turizmin, por që në të vërtetë del se e ka mbledhur për skafet për të cilat ka paraqitur dhe ligjin për rikthimin e tyre. Lidhur me ironizimin e turizmit etnik nga ju zoti Rama, tregon thjesht mosmirënjohjen e tij ndaj atyre qindra mijëra shqiptarëve që vijnë gjatë verës nga rajoni dhe mbarë europa për të kaluar pushimet duke shijuar dhe shplodhur me bukuritë mahnitëse të dheut të tyre të dashur. Ne jemi krenarë me ta dhe shumë mirënjohës për zgjedhjen që i bëjnë Shqipërisë për të kaluar pushimet dhe i sigurojmë se do të bëjmë edhe më shumë për t’i kënaqur sa më shumë ata. Partia Demokratike gjithashtu i kujton zotit Rama se nga 300 mijë turistë dhe vizitorë që erdhën në Shqipëri në vitin 2004, vitin që kaloi vendi priti mbi 4 milionë turistë dhe vizitorë dhe se miliona prej tyre vinin nga dhjetra vende të të gjitha kontinenteve të botës. Kjo sepse Shqipëria pavarësisht nga balta dhe pluhuri që hidhni cdo ditë mbi të, është shpallur cdo vit nga agjencitë turistike më prestigjioze, si destinacioni turistik kryesor i planetit”, tha Bardhi.
Sipas saj, bumi i jashtëzakonshëm turistik, pra rritja e numrit të turistëve, nga 300 mijë në vitin 2004 në mbi 4 milionë në vitin 2011, ndodhi pikërisht në vitet në të cilat kjo maxhorancë e shndërroi Shqipërinë nga Skafo-Republikë Socialiste, në të bukurën e dheut – Destinacionin kryesor turistik të botës.http://www.albpress.org/2012/04/24/moratoriumi-rama-absurditet-pengon-turizmin-reagon-pd-e-shnderruam-shqiperine-ne-miss-bota/

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate