26 maggio 2012

Konferenca: Te gjithe per Saranden e te gjitheve Konferenca: Te gjithe per Saranden e te gjitheve E para Konference ne qytetin e turizmit: Te gjithe per Saranden e te gjitheve

Konferenca: Te gjithe per Saranden e te gjitheve

 

E para Konference ne qytetin e turizmit: Te gjithe per Saranden e te gjitheve

Për Sarandën 10 marsi i sivjetëm ka shënuar mbajtjen për herë të parë të një Konference në nivel kombëtar, organizuar nga një njësi e qeverisjes vendore, sikurse është Bashkia e Sarandës. Në të morën pjesë mjaft autoritete e personalitete nga vendi dhe bota, përfaqësues të instancave më të larta shtetërore e shoqërore. Morën pjesë Ministri i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Aldo Bumçi, deputetët Luiza Xhuvani, Fatmir Xhafa e Eduart Shalsi, Prof. Neritan Ceka, këshilltar i kryeministrit Berisha, përfaqësuesi i Presidencës, juristi Spiro Peçi, antropologu Përparim Kabo, arkitekti i njohur Artan Shkreli, kryetar i shoqatës kombëtare të arkitektëve, publicisti Artan Lame dhe arkitekti Petrit Hazbiu etj. Morën pjesë edhe nga ambasada ruse në Tiranë, si dhe kryetarë të bashkive fqinje nga Korfuzi, Janina e Igumenica.

Kryetari i bashkisë Stefan Cipa, ka mbajtur referatin "Saranda, pasuri historike, ti kthejmë vlerat dhe identitetet e veta". Ministri Bumçi ka përshëndetur iniciativën e bashkisë së Sarandës dhe tha se Saranda e Butrinti kanë një vend të veçantë në flukset turistike në rritje, pasi Shqipëria mbetet sekreti i fundit i Europës. Por, tha Bumçi çështja është që turistët të vijnë jo vetëm për detin, por edhe për atraksione të tjera dhe kjo kërkon të rivlerësohen pasuritë e trashëgimië sonë dhe të përsoset infrastruktura në të gjitha këndvështrimet. Në panel arkitekti Shkreli ka zbuluar vlerat e papërsëritshme të disa prej pasurive arkitekturore, arkelogjike e monumentale që gjenden në Sarandë. Përparim Kabo e ka parë pasurinë arkeologjike në këndvështrimin antropologjik, ndërsa Artan Lame ka përshkruar trajektoren e shkatërrimit urban që i ka ndodhur Sarandës në vite.

Diskutimet janë takuar në idenë se megjithë kaosin urban, diçka mund të shpëtohet nga vlerat dhe identitetet e mbetura, të tjera mund të kthehen duke punuar të gjithë me sloganin "Të gjithë për Sarandën e të gjithëve", duke nisur nga mbushja e boshllëkut ligjor, bashkërendimi mes niveleve të ndryshme të pushtetit dhe vënia e gjyqsorit në rolin e bllokuesit të paligjshmërisë dhe jo të përligjjes së saj.
Operatorë turistikë dhe përfaqësues të biznesit të fushës së turizmit u bënë pjesë e diskutimit të lirë që u zhvillua jashtë panelit të Konferencës, duke i dhënë asaj dimensionin interaktiv e duke ndihmuar përmes diskutimit me shqetësim për Sarandën e sotme dhe me vizion për të nesërmen e saj.
Vlera shumëplanëshe e konferencës së Sarandës u relaalizua edhe përmes sjelljes së përvojave, modeleve e alternativave të zhvillimit të integruar e të qëndrueshëm të qytetit të Sarandës me bashki e komuna fqinje brenda e jashtë vendit.

Konferenca ekspozoi dhe arriti në opsione zgjidhjesh për mjaft nga problematikat e shtruara, me të cilat përballet komuniteti dhe qeverisja vendore e Sarandës. Ajo i kontribuoi zgjedhjes dhe zbatimit të një modeli zhvillimi që të mbrojë e përmirësojë më tej vlerat e identitetet kulturore, historike, turistike e mjedisore të qytetit të Sarandës, opsionit për t’i thënë ndal shkatërrimit të mëtejshëm të saj dhe futjes në normalitet të zhvillimit urbanistik e turistik të qytetit.
Konferenca u ndal dhe arriti të krijojë sensibilitetet e të japë rekomandimet e nevojshme për disa ngërçe që i vijnë Sarandës në disa raste nga vakuumi ligjor e në raste të tjera nga funksionimi jo bashkëpunues mes institucioneve dhe mes llojeve e niveleve të ndryshme të pushteteve. U kërkua një ligj i veçantë, veprues për vijën e ujit, ligj i cili do të bënte të mbështetura në ligj ndërhyrjet deri tani energjike të ekzekutivit vendor. Konferenca u shpreh me optimizëm se këto vite betejën mes betonizimit dhe gjelbërimit, e ka fituar bindshëm betoni. Por, përkundër kësaj, ka ardhur reagimi institucional e qytetar i bashkisë së Sarandës, që me slloganin "prish betone, mbill lule", ka kthyer një pjesë të sipërfaqeve të gjelbra të humbura dhe është me ambicien për dyfishimin e tyre, si dhe për kthimin e traditës në punumin e gurit të skalitur, në kthimin e shkallareve të gurta dhe të bukonviles.

Konferenca vlerësoi të domosdoshëm financimin për hartimin e një plani të përgjithshëm për zhvillimin urbanistik dhe hapsinor të qytetit, që momentalisht vuan mungesën e hapësirave të lira për zhvillim.
Konferenca është vlerësuar si kontribut me vlerë për kapërcimin e situatës së krijuar në Sarandë dhe për t’i hapur rrugë zhvillimit të qëndrueshëm e perspektiv të qytetit.
Në përfundim të saj u hartua një deklaratë me konstatimet dhe përfundimet e arritura, e cila u nënshkrua nga pesonalitete vendas dhe të huaj, pjesëmarrës në të.

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate