24 maggio 2012

Sezoni turistik 2012, policia nis planin e masave të sigurisë në qarkun e Tiranës

 Sezoni turistik 2012, policia nis planin e masave të sigurisë në qarkun e Tiranës
Policia e Tiranës deklaroi sot se ka marrë një sërë masash për ruajtjen e rendit dhe qetësisë si dhe për
sigurinë gjatë sezonit turistik veror. Lajmi bëhet i ditur në një deklaratë ku thuhet se duke vlerësuar organizimin e shërbimeve policore të strukturave të
Drejtorisë Policisë Qarkut Tiranë gjatë sezonit turistik veror të viteve të mëparshme, dhe në zbatim të detyrave të marra nga Drejtori i Përgjithshëm i
Policisë së Shtetit, do të synojë në zbatimin e masave për garantimin e qetësisë publike dhe rritjen e sigurisë rrugore, në funksion të krijimit të një
mjedisi të sigurt dhe të qetë për të gjithë pushuesit në zonat turistike, ka hartuar Planin e Masave “Për garantimin e rendit dhe sigurisë publike në plazhe,
rritjen e sigurisë në rrugë dhe menaxhimin e hyrje/daljeve në kufi, gjatë sezonit turistik veror, 2012”.
Nisur nga fakti se gjatë Sezonit Turistik Veror :
- Zona e bregdetit të Kavajës përballet me shtimin e popullsisë e turistëve, të cilët vijnë nga rrethet e tjera të vendit ;
- Ka një fluks të madh të shtetasve shqiptare dhe të huaj që vijnë nëpërmjet Aeroportit “Nënë Tereza” Rinas apo pikave të tjera kufitare, për të kaluar
pushimet në bregdet dhe në zona të tjera turistike të Qarkut të Tiranës ;
- Ka një shtim të numrit të automjeteve në qarkullim dhe dendësi të trafikut ;
Me qëllim për të krijuar kushte normale pushimi për shtetasit shqiptarë dhe turistët, të cilët do të frekuentojnë plazhin në bregdetin e Kavajës dhe
Golem, Spidhe etj, apo zonat turistike të Qarkut të Tiranës, për sezonin turistik Veror të vitit 2012, do të merren masa në drejtim të :
- Parandalimin e veprimtarisë kriminale dhe rritjen e sigurisë në vendet e pushimit;
- Parandalimin e aksidenteve automobilistike dhe rritjen e sigurisë në rrugë ;
- Rritjen e cilësisë së shërbimit policor gjatë kontrollit të territorit në Qarkun e Tiranës
- Krijimin e kushteve normale dhe të garancisë për rend dhe siguri ;
- Ardhjen në ndihme të komunitetit ;
- Mbajtjen nën kontroll të personave me preçedentë policore dhe kapjen e personave të kërkuar nga Policia.
Nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Tiranë, Sektorët dhe Komisariatet vartëse të saj, për periudhën 16 Maj 2012 deri 30 Shtator 2012, janë marrë dhe do
të zbatohen këto detyra :
- Është hartuar Plani i masave “Për parandalimin e ngjarjeve kriminale, sigurimin e rendit dhe qetësisë, lëvizjen dhe qarkullimin normal të mjeteve
dhe këmbësorëve në rrugë, në plazhe e në zona të tjera turistike, gjatë Sezonit Veror 16 Maj – 30 Shtator 2008”, i cili u është përcjellë dhe është vënë në
zbatim nga Komisariatet e Policisë Nr.1,2,3,4,5,6, Rrugore Tiranë dhe Komisariati i Policisë Kavajë.
- Nga Sektorët dhe Komisariatet e kësaj Drejtorie, janë marrë masa për të parandaluar e goditur në kohë veprimtari kriminale, në vende turistike,
hotele, bare, restorante etj.
- Punonjësit e Policisë në Zona dhe Patrulla e Përgjithshme e Policisë për këtë qëllim, kanë marrë informacione të mjaftueshme mbi situatën e rendit
dhe sigurisë publike në zonat që mbulojnë, ku takimet dhe informacionet janë shpejtuar, me synim të rritjes së sigurisë në hotele, bare, restorante etj.
- Janë marrë masa për mbulimin e akseve rrugore : Kamëz – Tiranë, Rinas – Tiranë, Tiranë – Ndroq – Plepa, Tiranë – Vorë – Durrës, Tiranë –
Krrabë, Tiranë – Dajt, dhe në akset rrugore të rrethit të Kavajës, me shërbime të policisë rrugore dhe ato të policisë së rendit, gjatë ditëve të javës dhe
sidomos në ditët e shtuna dhe të djela, duke kryer dhe shërbime suplementare policie.
Në mënyrë të vazhdueshme do të bashkëpunohet dhe me Shërbimin Zjarrfikës, Rojën Bregdetare të Ministrisë së Mbrojtjes, si dhe shërbimet e
Urgjencave pranë qendrave spitalore për marrjen e masave dhe mënyrën e dhënies së ndihmës, në raste rreziku mbytjeje, zjarri apo aksidente të tjera, që
mund të ndodhin në plazhe e vende pushimi.
Ndërkohë me qëllim krijimin e sigurisë maksimale për pushuesit, strukturat policore do të intensifikojnë punën për kapjen e personave në kërkim, si dhe
për mbajtjen nën kontroll të elementëve me preçedentë kriminal. Për këtë do të ushtrohen dhe kontrolle të vazhdueshme me objekt arrestimin apo
ndalimin e tyre.
Një sërë masash janë përcaktuar dhe marrë në drejtim të lehtësimit të procedurave të hyrje-daljeve dhe të qëndrimit të të huajve në vendin tonë.
Departamenti i Policisë Kufitare dhe Migracionit përmes Komisariatit të Policisë Rinas, do të bashkërendojë veprimet me strukturat e saj dhe në drejtim
të marrjes së masave të plota për forcimin e regjimit të ruajtjes dhe kontrollit të kufirit, përballimit të fluksit të madh të pushuesve dhe krijimit të
lehtësirave gjatë proçesit të përpunimit duke shtuar sportelet pranë pikave të kalimit Kufitar, si dhe për sigurimin e të gjitha akseve që lidhen me pikat e
kontroll kalimit kufitar.
Sa sipër, Strukturat e Drejtorisë Policisë Qarkut Tiranë, janë totalisht të angazhuara në drejtim të parandalimit të ngjarjeve kriminale, sigurimin e rendit
dhe të qetësisë, lëvizjen dhe qarkullimin normal të mjeteve e këmbësorëve në rrugë, në plazhe dhe në zona të tjera turistike, gjatë Sezonit Veror 2012.
http://www.lajmifundit.com/lajme/2012/05/sezoni-turistik-policia-nis-planin-e-masave-te-sigurise-ne-qarkun-e-tiranes/

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate