Përgjatë katër netësh në skenën e Vlorës u instalua Aulona Internacional
Folk, një aktivitet tashmë i përvitshëm për çeljen e sezonit turistik.
10 grupe pjesëmarrëse nga Shqipëria, Kosova e vende të tjera evropiane
kanë performuar përgjatë këtyre ditëve në skena të hapura dhe atë të
teatrit “Petro Marko”, duke shpalosur në qytetet ngjyrat e folklorit të
disa vendeve si Italia, Greqia, Kroacia, Mali i Zi, Bosnje Hercegovina,
etj.
Në natën e djeshme, përfundimtare të gjitha grupet janë paraqitur me numrat e tyre të zgjedhur. Festivali është ndjekur me mjaft interes nga qytetarët e Vlorës por edhe nga pushuesit nga qytete të tjera. Pjesë e festivalit ishte edhe Ansambli Kombëtar Këngëve dhe Valleve të Shqipërisë, i cili në përfundim të aktivitetit është vlerësuar me kupën e Festivalit. Grupet pjesëmarrëse kanë shprehur përshtypjet më të mira për qytetin, duke vlerësuar pjesën e bregdetit, por edhe mikpritjen. Aulona Folk mbylli edicionin e katërt, aktivitet ky i cili tashmë vjen në vazhdën e një tradite në qytetin e Vlorës.

Nessun commento:
Posta un commento