24 maggio 2012

Udhëtim nga kanioni i Grunasit tek Ujëvara e Thethit

Udhëtim nga kanioni i Grunasit tek Ujëvara e Thethit
Resurset natyrore të kësaj zone janë të lidhura së bashku edhe me trashëgiminë kulturore dhe historike të banorëve vendas, duke formuar kështu , bazat më të rëndësishme për zhvillimin e turizmit. Kushdo që do të vizitojë zonën do të përballet me mrekullinë e kanionit të Grunasit, rreth dy km i gjatë, 40 deri 60 metra i thellë dhe vetëm dy deri në tre metra i gjerë. Përveç kanionit, në Theth gjenden një numër i konsiderueshëm shpellash,por ato që kanë tërhequr vëmendjen e shumë alpinistëve, spelologëve, gjeografëve etj, janë Shpella e Harapit dhe Bira e Rrathëve. E veçanta e këtyre shpellave janë liqenet nëntokësore, galeri, sifone etj. Madje këto veçori janë bërë shkak i shumë legjendave të krijuara nga banorët e zonës. Një bukuri natyrore, të veçantë , të bjeshkëve të veriut, shpalos në këtë zonë, Ujëvara e Thethit me 25 metra lartësi. Së bashku me cirqet përreth dhe Mullirin e Blojës, formojnë një nga vendet më interesante për tu vizituar. Por jo më pak tërheqës është edhe vendburimi i lumit të Shalës në Okol, burimet e të cilit nxjerrin 2.5 deri në 3 metra kub ujë, që vë në punë një hidrocentral të vogël dhe 12 . 
Thethi është park zoologjik natyror, pasi ka një hapësirë të admirueshme, e cila i ofron kushte të mira jetese disa llojeve të ndryshme të kafshëve të egra si ariu, dhia e egër, derri i egër, kaprolli, dhelpra, ujku, lepuri ,pa anashkaluar rrëqebullin e zardafin. Në zonë nuk mungojnë as shpendët e rrallë ku çdo pushues mund të shikojë lehtësisht shqiponjën, skifterin por edhe gjelin e pulën e egër.

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate