01 maggio 2012

Udhetim 7-ditor per njohjen e historise dhe kultures se Shqiperis

http://www.albkultur.com/index.php?option=com_content&view=article&id=76%3Ane-vendin-e-shqiptareve&catid=41%3Apaketa-turistike&Itemid=70&lang=sq

Në vendin e shqiptarëve

Print
Udhëtim 7-ditor për njohjen e historisë dhe kulturës së Shqipërisë, në të cilin përfshihet edhe vizita e tre qendrave që ndodhen nën mbrojtjen e UNESKO si pjesë e trashëgimisë kulturore botërore.
  • Koha e udhëtimit: Prill – Tetor, në bazë të kërkesave të klientëve
  • Gjatësia e itinerarit me autobus: 900 km
  • Numri i pjesëmarrësve: Minimum 12 Persona. Maksimumi 23 Persona
Harta e itinerarit

Dita 1: Tirana
Me mbërritjen në Tiranë udhëtohet drejt hotel Tirana Internacional që ndodhet në sheshin Skendërbe në qendër të Tiranës. Pas një udhëtimi me autobus në pjesët më prezantuese të kryeqytetit të vendit, bëhet një shëtitje me me këmbë përmes përmes të ashtuquajturit “Bloku”, në të cilin deri në vitin 1991 jetonin udhëheqësit më të rëndësishëm të sistemit komunist.
Dita 2: Në qendrën e qëndresës së kombit shqiptar
Kjo ditë fillon me vizitën e Muzeut Historik Kombëtar në qendër të Tiranës dhe pas kësaj udhëtohet drejt qytetit të Krujës. Kruja përbën qendrën e kristalizimit të qëndresës shqiptare nën udhëheqen e Shendërbeut kundër pushtuesve osmanë në shekullin e XV. Objekt vizitash do të jenë Pazari i Vjetër i qytetit, Muzeu Kombëtar i Skënderbeut dhe Muzeu Etnografik. Në mbyllje jeni të ftuar të shijoni një drekë me ushqime tërësisht tradicionale. Pas dreke udhëtojmë drejt Tiranës dhe keni kohë të lirë në dispozicion për të njohur më nga afër kryeqytetin e Shqipërisë.
Dita 3: Në Ultësirën e Myzeqesë
Pasi lëmë kryeqytetin udhëtojmë drejt qytetit të Durrësit, një nga qendrat më të hershme të banuar në Shqipëri, në të cilin mund të vizitojmë edhe sot Amfiteatrin, Muzeun Arkeologjik, Murin Venecian etj. Më tej udhëtimi vazhdon drejt Apollonisë dhe mbyllet në Vlorë, qyteti i Pamvarsisë. Fjetja është parashikuar në hotel Internacional, afër Portit.
Dita 4: Përgjatë brigjeve romantike të Jonit
Nga qafa e Llogarasë merret pamja e parë panaromike e Rivierës Shqiptare. Udhëtimi ynë vazhdon përgjatë gjithë rivierës me ndalesa të shkurtra në qendar të tilla, si: Dhërmi, Himarë etj. Pas mbërritjes në Sarandë vizitojmë mbasdite qytetin antic të Butrintit. Fjetja është planifikuar në Hotel Porto Eda, në qendër të qytetit dhe direkt në breg të detit.
Dita 5: Gjirokastra dhe Berati – qytete të trashëgimisë kulturore botërore (UNESKO)
Pas vizitave në Kishën Bizantine të Mesopotamit dhe Syrit të Kaltër, arrihet në qytetin e Gjirokastrës, në të cilin vizitohen objekte shumë të rëndësishme, si: Kështjella e qytetit, Muzeu i Armëve, Muzeu Etnografik (ish.shtëpia e diktatorit), ndërtesa karakteristike etj. Pas dreke udhëtimi ynë vazhdon drejt qytetit të Beratit, në të cilin do të vizitohen një sërë objektesh historike, si: kalaja, Muzeu i Onufrit, lagjet karakteristike (Mangalem dhe Gorica), Qendar Historike Mesjetare etj. Fjetja në hotel Tomorri, në qendër të qytetit.
Dita 6: Përsëri kthimi në kryeqytet
Nga Berati udhëtohet drejt Elbasanit, në të cilin vizitohet lagja e vjetër e qytetit me xhaminë e Mbretit, Kishën Autoqefalle dhe atë Katolike, të cilat ndodhen shumë afër me njëra-tjetrën. Më pas udhëtimi vazhdon përgjat zonës kodrinore të Kërrabës drejt Tiranës. Në varësi të kohës mund të ngjitemi me teleferik në malin e Dajtit, direkt mbi qytetine e Tiranës, nga ku mund të merret pamje shumë e bukur mbi qytetin.
Dita 7: Largimi nga Shqipëria
Udhëtimi për në aeroport dhe largimi nga Shqipëria.
Çmimi për person 830 Euro ( për dhoma teke + 190 euro). Në çmim përfshihen:
  • Kostot e organizimit dhe shoqërimit të udhëtimit
  • 6 netë fjetje me mëngjes në hotele me 3 apo 4 yje
  • Dhoma dyshe me WC dhe dush
  • Udhëtimi me autobus në dispozicion për të gjitha ditët e udhëtimit
  • 6 dreka ose darka në restorante tradicionale
  • Bisedë me ndonjë personalitet të vendit (shkrimtar, arkeolog, përfaqësue komuniteti fetar etj)

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate