Oriku, aty ku Cezari luftoi Pompeun
TEATRI
Teatri eshte ndertuar ne shekullin e I-re Pas Krishtit. Kapaciteti i Teatrit shkon nga 400-600 spektatore. Eshte perdorur per mbledhje publike, per shfaqje te ndryshme dhe ne epoken romake (shek III-I Para Krishtit), jane bere dhe ndeshje me gladiatore dhe kafshe te egra. Formulimi arkitektonik i tij paraqet disa vecori si, shkallarja e mbeshtetur ne shpat, korridoret anesore, duke iu afruar ne kete menyre me teper teatrit Helenistik sesa atij Romak. Ka gjurme qe ky teater eshte rindertuar mbi mbetjet e nje teatri me te vjeter te shek. III-te Para Krishtit, e dalluar nga disa elemente dekorative dhe arkitektonike ne ndenjesen e shkallares, si putrat e Grifonit etj.
AKROPOLI
Ne faqen lindore te Akropolit zbresin dy pale shkalle te gdhendura ne trupin shkembor te kodres, me gjeresi 2,5 metra, qe kufizojne ambiente godinash publike, te gdhendura thelle ne gure me dimensione te ndryshme.
ALTARI
Permendet si zbulim ne germimet e vitit 1958, ne gjendjen qe eshte sot. Nga germimet dhe pastrimet e kryera jane nxjerre ne pah bazamenti dhe pjese te kornizes se poshtme me gdhendje lineare. Mungojne pjeset e siperme qe sherbenin per procesionin fetar qe shoqerohej me therje te dashit te shenjte dhe festen e vjeshtes per perendine e Apollonit. Para se te fillonte nje mbledhje, ose ceremoni e shfaqja ne Teater, behej therja e zakonshme ne Altar. Pastaj fillonte shfaqja.
SHKALLET SHKEMBORE
Datojne ne shekullin e IV para Krishtit. Zona e banuar shtrihej mbi teater dhe banesat ishin kryesisht te gdhendura mbi shkemb. Nje pjese e rrugeve gjithashtu eshte gdhendur ne forme shkallesh. Pjesa me e ruajtur ka gjatesi prej 17 metra, gjeresi 2,4 metra dhe ka 27 shkalle. Vendosja paralele e rrugeve deshmon per zbatimin urbanistik hipodamik. Ne anen e majte te shkallares ndodheshin dyqanet, kurse ne te djathte ambientet e ndertimit.
OBORRI DHE TEMPULLI
Tempulli i tipit Naiskos me dy ndarje, oborri i pusit dhe kthina e blatimit te dhuratave me bazamentin e Hyhut. Tempulli eshte rindertuar ne periudhen antike, por ka shenja te nje ndertimi me te lashte. Qe ketu fillon ceremonia pagane qe vazhdon ne tempullin e Apollonit dhe ne altar.
BANESAT
Ky kompleks u vu ne pah pas pastrimit te territorit ne vitin 2009. Perben nje pjese te arkitektures e urbanistikes se qytetit. Kufizimi me rruget e drejta qe ngjiten ne koder (shkallare), tregon zbatimin e sistemit Hipodamik, i perket shek. IV Para Krishtit. Tipi i baneses me Megaron me oborr te brendshem ku ka gropa per grumbullimin e ujit, kombinohet me ndertesa te thjeshta njekthineshe dhe dyqane ne pjesen e poshtme. Disa ndertesa mendohen se kane qene te ndertuara prej druri (shek. VI Para Krishtit). Aktualisht siperfaqja eshte 2500 m2, gjithsej jane 11 komplekse me 2-3 godina.
PORTI
Porti i brendshem i permendur prej Cezarit eshte lokalizuar ne lagune, 2,2 km te gjate dhe 1,2 km te gjere, e cila ka formen e nje trekendeshi te drejtuar nga deti. Ne ekstremin perendimor bankina pershkohet prej nje kanali i cili e lidh lagunen me detin. Ne brendesi te lagunes nen pasqyren e ujit shihen gjurmet e nje muri 1,80 i gjere dhe 20 metra i gjate. Kemi te bejme me nje bankine per akostimin e anijeve, e cila perben njekohesisht vazhdimin e murit rrethues. Ketu eshte zhvilluar beteja midis Cezarit dhe Pompeut.
PUSET
Pusi antik nr. 1 eshte i gdhendur ne trupin shkembor te Akropolit. Thellesia e tij shkon 20-23 metra. Perdorej per uje te pijshem ne raste kur ujesjellesi binte ne dore te armikut.
Pusi antik nr. 2 eshte me i ruajtur. Tullat e murit dhe te dyshemese ruhen pjeserisht. Thellesia e tij shkonte deri ne 23 metra. Puset antik nr. 3 dhe 4 ndodhen ne pjesen jugore dhe Jug-Perendimore te Akropolit.
Drejtoresha Hila: "Objektiv mirembajtja dhe rritja e vizitoreve"
Dy parqeve antike te Orikut dhe Amantias i kushtohet rendesi e madhe nga autoritetet vendore dhe qendrore. Drejtoresha e zyres qe menaxhon keto dy keshtjella te lashta, Ornela Hila, thote se puna eshte perqendruar ne disa objektiva. "Rritja e numrit te turisteve eshte primare, qe ne fakt ka levizur ndjeshem dhe vizitoret jane te kombesive te ndryshme dhe nga trevat shqiptare. Gjithashtu kemi objektiv zhvillimin e metejshem te promocionit dhe krijimi i raporteve pozitive me institucionet ne nivel lokal, per bashkepunim te metejshem dhe favorizime nepermjet sponsorizimeve, kryesisht per sinjalistiken dhe mirembajtjen", - shprehet Hila. Nje kujdes i vecante i kushtohet dy parqeve, veprave arkeologjike dhe pastrimit te terrenit. "Ka qene i rendesishem kontakti i vazhdueshem me agjencite turistike ne vend, e jo vetem. Krijimi i raporteve me institucionet arsimore universitare dhe parauniversitare, publike e shteterore", - thote Hila. Zyra e Mbrojtjes se Parkut Arkeologjik realizon dhe zbaton programet e zhvillimit e administrimit, te miratuara nga Bordi Kombetar.
http://www.kohajone.com/zarticle.php?id=62916
Nessun commento:
Posta un commento