26 maggio 2012

Pikat e Vizitueshme ne Sarande te propozuara nga Bashkia e Sarandes

Pikat e Vizitueshme ne Sarande,
Kalaja e Fshatit Borsh,
Kalaja e Badhrës Borsh,
Muret Antike Hundecove + Qafa e Pazarit,
Kisha e Manastirit Krimanove Piqeras
Manastiri dhe Kisha e Kakomese
Manastiri dhe Kisha e Shen Marise Krorez Nivice
Banesa e Gjin Gjipalit Corraj 
Banesa e Xhavit e Xh. Xhangos Tatezat 
Banesa e Shefiko Xhangos Tatezat 
Shpella e Fshatit Senice 
Kalaja e Skllapoit Vergo
Varri nr. 43 Vergo 
Informohu me shume per pushimet tuaja ne Sarandehttp://www.bashkiasarande.gov.al/ 

SARANDA, FILLIMI: 3200 TURISTE TE HUAJ 

720 turistë të tjerë francezë kanë zbritur në terminalin e portit të Sarandës mëngjesin e 3 Majit dhe kanë qenë të panishëm në qytet gjatë gjithë ditës. Dje ka qenë ardhja e dytë e kruazierës "Costa Voyager", 180 metra e gjatë dhe 25.5 metra e gjerë dhe e pajisur me të gjitha komoditetet, deri tek pishina, kinema, diskoteka dhe saunat.
Në më sumë se 3200 vetë ka shkuar me vizitorët e djeshëm, numri i turistëve të huaj që kanë ardhur në Sarandë në ktë nisje të sezonit të ri, përmes portit të Korfuzit. Kjo, shifër, sipas Aristotel Bitës, drejtor i drejtorisë së turizmit në bashkinë e Sarandës, është të paktën njëmijë vetë më shumë, krahasuar me nisjen e sezonit të një viti më parë. Të guiduar nga shoqëria turistike "Shkëndija travel" në Sarandë, turistët francezë të ditës së djeshme kanë udhëtuar me këmbë nëpër qytet, të interesuar për vendosjen e tij përballë Gjirit të Sarandës, si dhe për shetitje buzë detit, për Kalanë e Lëkursit dhe për suveniret që Saranda ofron. Drek e tyre ka qenë një bufe e hapur në lokalin e Rrepeve të Karahaxhit.
18 maji do të shënojë çeljen e sezonit turistik "Verë 2012" për Sarandën, parashikohet që deri atëherë numri i turistëve të huaj të ketë shkuar minimalisht në 5 mijë vetë.
Në ardhjen e tij të parë, të tragetit "Costa Voyager" më 30 Prill 2012, kjo kroazierë u vizitua nga Kryetarit i Bashkisë, z. Stefan Çipa.

ÇIPA VIZITON KRUAZIEREN "COSTA VOYAGER"

Për herë të parë ka ankoruar dje në Gjirin e Sarandës kruaziera franceze “Costa Voyager”, një emër prestigjoz në udhëtimet dhe guidat turistike që ka përfshirë prej kohësh rajonin tonë, por tani po prek edhe Sarandës. Ajo ka sjellë në bord rreth 800 turistë të huaj, kryesisht francezë, që kanë vizituar Sarandën. Me ftesë të kapitenit Giovani Casini anijen e ka vizituar edhe kryebashkiaku Stefan Çipa. "Vleresojmë ardhjen tuaj për herë të parë në Sarandë si një standart të ri që po fiton turizmi i kruazierave në qytetin tonë", tha Cipa.  "Ky udhëtim i juaj në Sarandë sot, është i pari, por unë do thosha se është edhe i parafundit që nuk keni mundësi të prekni brigjet e Sarandës, pasi dëshiroj t’ju siguroj se verën e ardhshme ju do të mund të ankoroni jo në radë, ku jemi sot, por në kalatën e re që është duke u investuar për portin e kruazierave, një investim i Bankës Botërore, që përfundon në muajin tetor të këtij viti.
Kapiteni Giovani Casini i tha kreut të bashkisë Cipa se kjo kompani ofron dhe realizon me guidat e veta turi-stike atë që quhet “një botë në lëvizje”, duke prekur të paktën 40 vende të kontinentit europian.
Çipa dhe kapiteni Giovani Casini shkembyen dhurata. Kreu i bashkise se Sarandes Çipa i dorezoi kapitenit te Costa Voyager nje nder simbolet e qytetit, me imazhin e anijes, te pulebardhave dhe te shqiponjes, materiale promocionale te aseteve turistike te qytetit, si dhe nje suvenir me simbolin kombetar. Nga ana e tij kapiteni X i dhuroi zotit Çipa dhe stafit qe e shoqeronte, simbolin e flotes se anijeve "Costa Voyager". 
Ajo është një kruazierë me gjatësi 180 m e gjerësi 25 m. Numri i turistëve të huaj të ardhur këtë sezon të ri në Sarandë, deri tani ka shkuar në 1000 vetë.

 

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate