23 maggio 2012

Bogove celet sezoni turistik 2012


Bogove celet sezoni turistik 2012

Bogova komuna qe mbart shum resuse natyrore enderron zhvillimin nga turizmi malor, turizmin e sporteve ekstreme, turizmin nga peligrinazhi i besimtareve bektashiane ka çelur sezonin turistik per kete vit.

Nje vit me pare jane regjistruar 10 mijë vizitore ne fshatin e vogel turistik, siç deshirojne ta percaktojne banoret vendin e tyre mes pyllit, malit e ujit te kristalte.

Kete vit synohet qe ky numer te dyfishohet, pasi jane shtuar shpresat per permisimin e infrastruktures rrugore. Tashme komuna e vogel Bogove si zone turistike me nje potencial sherbimi model me hotele restorante ka te gjitha mundesite per te zhvilluar turizem, nderkohe qe sfidat qe ka perpara jane te shumta dhe lidhen pazgjidhshmerisht me investimet te medha.

Ne aktivitetin per celjen e sezonit kane marre pjese ministrat dhe deputetet e ketij qarku Nasip Naco e Genc Pollo, nderkohe qe kan asistuar dhe dy zevendesministrat Ekrehm Spahiu dhe Adriatik Alimani, deputeti Lefter Maliqi si dhe pushtetare lokale.

Ministrat pjesemarres premtuan se shume shpejt Bogova do te kete nje infrastrukture model çka do te ndikoje ne shtimin e numrit te vizitoreve.
http://lajme.shqiperia.com/lajme/artikull/iden/1047232142/titulli/Bogove-celet-sezoni-turistik-2012

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate