Në majën më të lartë të botës valëvitet për herë të parë flamuri shqiptar!http://www.shdat.org.al/
Sot
më datë 25 maj 2012, në majën më të lartë të botës, Everest (8848 m)
valëvitet për herë të parë edhe flamuri shqiptar krahas atyre vendeve,
përfaqësuesit e të cilave kanë arritur ta pushtojnë “çatinë e botës”.
Ekipi i plotë prej gjashtë alpinistësh shqiptarë të shoqatës “Dajti
Alpino-Turistik” ka mundur të ngjitet sot, në orën 7 të mëngjesit me
orën lokale (1 pasmesnate me orën e Shqipërisë) në pikën më të lartë të
malit të Everestit (Xhomolungma) dhe të gjithë rruzullit tokësor, 8848
metra mbi nivelin e detit. Ngjitja është realizuar me një sukses të
plotë dhe të rrallë, për sa i përket numrit të plotë të alpinistëve që
ia dalin mbanë, siç konfirmohet nga lidhjet dhe përditësimet e
vazhdueshme me përfaqësuesin e kompanisë alpinistike, që shoqëron ekipin
shqiptar, z. Pradip Kumar Limbu.
Ekipi shqiptar, i nisur nga
Tirana në datën 2 prill, përbëhët nga këta alpinistë, të renditur sipas
moshës: Mateo Begeja (19 vjeç), Erli Rudho (22 vjeç), Gerti Pishtari (25
vjeç), Fation Plaku (37 vjeç), Gjergj Bojaxhi (38 vjeç) dhe Xhim Begeja
(47 vjeç). Një kohë e gjatë aklimatizimi dhe ngjitje-zbritjesh të
vazhdueshme në lartësitë 5200-7500 metra të malit, i ka paraprirë
pushtimit të majës së Everestit. Kjo është strategji standarde e
ngjitjes së ketij mali, për shkak të kushteve ekstreme atmosferike me
erëra të fuqishme dhe temperatura deri në -400C dhe sidomos
rrallimit të oksigjenit për shkak të lartësisë së madhe (në 8000 m
lartësi ajri në atmosferë përmban 1/3 e oksigjenit që gjendet në nivelin
e detit). Përcaktimi i ekipit të shoqatës “Dajti Alpino-Turistik” u
vendos pas një kohe të gjatë stërvitore, ndërkohë që alpinistët iu
nënshtruan testimeve dhe garave të ndryshme fizike. Ekspedita e të
gjashtë alpinistëve shqiptarë u mbështët nga sponsor të ndryshëm privatë
dhe institucione publike, të cilët mundësuan financiarisht realizimin e
saj.Alpinistët janë duke zbritur lartësi dhe pritet të mbërrijnë në atdhe në javën e parë të qershorit.
Lajmet e fundit
Momentalisht ekipi i plotë prej
gjashtë alpinistësh është duke pushuar/fjetur me bombola oksigjeni ne
Kampin III (lartësia 8300 m mbi nivelin e detit) dhe pas dy orësh (ora 9
PM me orën lokale te Everestit, 3 PM me orën e Shqipërisë) do të rinisë
përpjekja finale për pushtimin e majës më të lartë të rruzullit tokësor
(Everest/Xhomolungma 8848 m). Kjo fazë e fundit e ngjitjes pritet të
zgjasë 11-12 orë, do të kryhet e gjitha natën dhe herët në mëngjes,
rreth orës 8-9 AM me orën lokale (2-3 e pasmesnatës së sotme me orën e
Shqipërisë) presim që alpinistët tanë të valëvisin flamurin shqiptar në
majën e Everestit.Itinerari për pushtimin e majës
Kam harruar t’ju përcjell një lajm interesant (për ne të mrekullueshëm!). Kinezët në mënyrë të njëanëshme, ndryshe nga e gjithë pjesa tjetër e botës, kanë deklaruar që si lartësi të Everestit njohin kuotën/shifrën 8.844 m. Pra katër metra më pak se lartësia e njohur për majën. Në fakt ne duhet t’i falenderojmë për këtë sepse, të paktën në letër, do na duhet të ngjisim katër metra më pak! Një ndihmë e vyer në këto momente të vështira për ne!Sot më datë 19 maj grupi i parë i alpinistëve për këtë vit tentoi të ngjisë Everestin nga faqja veriore. Shtatë alpinistë kinezë dhe tibetianë sulmuan majën nga të cilët vetëm tre arritën të ngjiten. Rrezultat ky jo shumë i mirë duke marrë parasysh përgatitjen e lartë që këta alpinistë kanë për lartësitë e mëdha. Ne u përfshimë gjatë gjithë natës në përjetimin e ngjitjes së tyre pasi këtu në BC kampi kinez është ngjitur me tonin. Kishin sjellë edhe median televizive dhe kjo bëri që gjatë gjithë natës gjeneratorin ta mbanin ndezur. Shkurt, na lanë pa gjumë deri në 6 të mëngjesit. Pas kësaj ne fjetëm deri më ora 10 dhe kur u zgjuam sherpat tanë na dhanë rezultatin e ngjitjes.
Informacion datë 23 Maj
Ekipi i alpinistëve të Shoqatës Dajti Alpino-Turistik i përbërë nga Gerti Pishtari, Gjergj Bojaxhi, Xhimi Begeja, Fation Plaku, Erlin Rudho, Mateo Begeja ka arritur në Kampin II ku do të kalojë natën.Ekipi u nis nga Kampi Bazë më datën 20 maj ku ishte ulur për shplodhje pas dy seancave aklimatizuese me ngjitje deri në 7.400 metra. Për arësye të kushteve të papërshtatëshme të motit në lartësitë e Everestit, ekipit ju desht të qëndrojë aty nëntë ditë deri në përmirësimin e motit.
Më datë 20 ekipi e kaloi natën në kampin Ndërmjetës (5.700 metra) dhe më datë 21 e kaloi natën në Kampin Bazë të Sipërm (6.400 metra).
Më datën 22 ekipi u ngjit deri në lartësinë 7.200 metra, në Kampin I, ku edhe kaloi natën.
Sot më datën 23 ekipi ndodhet në kampin II në lartësinë 7.800 metra. Sipas parashikimit ekipi duhet të fillojë të përdorë gjatë natës bomulat me oksigjen për një gjumë sa më të mirë.
Nesër, datë 24 ekipi do të udhëtojë dhe kalojë natën në Kampin III, prej ku më datën 25 do të fillojë sulmi për pushtimin e majës.
Gjendja e antarëve të ekipit është e mirë. Deri tani çdo gjë ka vijuar sipas planifikimit të bërë para nisjes nga Kampi Bazë.
Shoqata Dajti Alpino-Turistik
Alpinistët e ekspeditës Everest 2012
http://www.shdat.org.al/
Nessun commento:
Posta un commento