http://www.albkultur.com/index.php?option=com_content&view=article&id=74%3Audhetime-shtegtimi-dhe-zbulimi-permes-natyres-se-bukur-shqiptare&catid=41%3Apaketa-turistike&Itemid=70&lang=sq
Itinerari 2: Juglindja e Shqipërisë, Maqedonia dhe Greqia
Dita 1: Tiranë – Elbasan
Pritja
e turistëve dhe nisja udhëtimi drejt Elbasanit. Udhëtimi do të kalojë
përmes një peizazhi të veçantë natyror, siç janë kodrat e Kërrabës.
Gjate rrugës do të ketë disa ndalesa për të shpjeguar veçoritë natyrore
të kësaj zone, siç janë: relievi, bimesia, erozioni etj. Në Elbasan do
të vizitohen objekte të rëndësishme historike dhe kulturore, si: Kalaja
e Elbasanit, Muzeu Etnografik i Elbasanit, kishat dhe xhamija e kalasë
etj.
Dita 2: Ohër – Maqedoni
Nga
Elbasani udhëtimi do të vazhdojë përgjatë luginës së Shkumbinit drejt
pikës kufitare të Qafë Thanës për të kaluar në Maqedoni. Pas një
ndalimi të shkurtër në burimet e Drinit të Zi në Strugë rruga vazhdon
drejt qytetit të Ohrit. Në qytetin e Ohrit kemi mundësinë që të
vizitojmë objekte
të shumta, si: kisha, objekte arkeologjike, kalanë dhe pjesët e vjetra
të qytetit etj. Mes një atmosphere shumë të këndëshme do të kalojmë
mbrëmjen dhe natën në njërin nga hotelet më të mira të qytetit.
Dita 3: Parku Kombëtar i Galiçicës, Prespa dhe Korça
Udhëtimi
fillon pergjatë krahut lindor të liqenit të Ohrit për tu ngjitur drejt
qafës së Galiçicës. Nga kjo qafë do të merrni një pamje magjepse për
gjithë peizazhin përrreth, ku ka një ndërthurje fantastike midis
liqenit, malit dhe gjelbërimit. E gjithë kjo shikohet nga një lartësi
rreth 2000 m. Më tej udhëtimi zbret përgjate Parkut Natyror të Galiçicës
drejt liqenit të Prespës dhe më tej përmes Parkut Natyror të Prespës,
duke u ndodhur kështu përsëri në Shqipëri. Ne darkë vonë arrihet në
hotelin Grand të qytetit të Korçës.
Dita 4: Korça dhe Voskopoja
Pas
vizitave në Korcë të Muzeut Mesjetar të Artit, Pazarit të Vjetër dhe
godisë së shkollës së parë shqiptare, udhëtojmë drejt Voskopojës. Voskopoja
ndodhet rreth 18 km në perëndim të qytetit të Korçës. Ndonëse sot një
fshat i vogël, Voskopoja ka qenë një nga qytetet kryesore të Shqipërisë
deri në vitet e fundit të shekullit të 19. Historia dhe rënia e një
qyteti të tillë është shumë interesante për gjithë ata që vizitojnë
Voskopojën dhe disa kisha që i kanë mbijetuar kohës. Hoteli ynë me emrin
Akademia, ndodhet në një peizazh shumë të bukur në mes të natyrës.
Dita 5: Parku Kombëtar i Dardhës
Nga
Voskopoja kthehemi për në qytetin e Korçës dhe marrim rrugën drejt
Dardhës. Pas rreth 30 minuta udhëtim në një rrugë malore, por shumë
piktoreske, arrijmë në fshatin e Dardhë. Dardha ështe Park Kombëtar dhe
njëra nga zonat me të njohura të Korçës, si për natyrën e bukur, ashtu
edhe për shtëpitë karakteristike dhe ushqimin tradicional. Pas drekimit
në njërin nga lokalet e fshatit në kushte familjare, ekziston mundësia
e shtegtimit në drejtime të ndryshme të natyrës. Mbrëmja dhe nata në Dardhë do jetë shumë e këndëshme dhe romantike.
Dita 6: Përmes maleve të Leskovikut drejt konicës dhe kthimi në Përmet
Nga
Dardha kthehemi në rrugën nacionale Korçë-Ersekë dhe vazhdojmë
udhëtimin drejt Ersekës dhe Leskovikut. Edhe ky udhëtim kalon përmes një
peizazhi natyror shumë piktores me thyrje të shumta të relievit dhe
gjelbërimit. Pas Leskovikut rruga zbret drejt Çarshovës dhe nga aty
marrim majtas në pikën e kalimin kufitar me Greqinë te Tre Urat. Më tej
udhëtimi ynë do ti përkushtohet zonës së bukur natyrore të Konicëc dhe
Maleve të Pindit. Pas Konicës kthemi përsëri drejt Shqipërisë dhe
vazhdojmë udhëtimin përgjatë luginës së bukur të Vjosës për në qytetin e
Përmetit.
Dita 7: Nga lugina e Vjosës përmes Mallakastrës e Myzeqesë drejt Durrësit
Pas
mëngjezit në taracën e hotelit në një atmosferë shumë tërheqese,
vazhdojmë më tej udhëtimin e nisur një ditë më parë përgjatë luginës së
Vjosës. Në grykën e Kelcyrës ndalemi në burimet e Ujit të Zi, ku haset
një një bukuri e rrallë natyrore. Më tej udhëtimi vazhdon përgjat një
lugine të ngushtë, deri në bashkimin e Vjosës me Drinosin afër qytetit
të Tepelenës. Nga aty vazhdohet përgjatë rrugës Tepelenë-Fier dhe afër
Ballshit mund të devijojmë për të vizituar një nga qendrat më
interesante arkeologjike të Shqipërisë, siç është Bylisi. Pas kësaj
kthehemi përsëri në rrugën nacionale dhe vazhdojmë drejt Fierit dhe
gjithë Myzeqesë për në Durrës.
Dita 8: Largimi nga Shqipëria
Në
varësi të kohës në dispozicion, mëngjezin e kësaj dite mund ta
fillojmë me vizitën e disa nga objekteve më të rëndësishme të qytetit
të Durrësit (Amfiteatrin, Muzeun Arkeologjik etj). Më pas udhëtohet drejt aeroportit për tu larguar nga Shqipëria.
Çmimi për person 700 Euro ( për dhoma teke + 150 euro). Në çmim përfshihen:
- Kostot e organizimit dhe shoqërimit të udhëtimit
- 7 netë fjetje me mëngjes
- Dhoma dyshe me WC dhe dush
- Udhëtimi me autobus në dispozicion për të gjitha ditët e udhëtimit
- 7 dreka ose darka në restorante tradicionale
Nessun commento:
Posta un commento