Turizmi politik ne Shqiperi, jo vetem gjate diteve elektorale
Turizmi ne Shqiperi here pas here eshte edhe turizem politik. Turizmi politik nuk eshte vetem ne Shqiperin e ketyre diteve elektorale, por ka ende vende si ne Kube, Koren e Veriut e Republiken Domenikane e te Togos te cilet shpalosin propoganden e sistemit te tyre komunist me turizmin.
Me deshiren e mire, qe kam per te mos kujtuar edhe Shqiperine e diktatures qe e shihte Turizmin si nje mjet propogande,per te thene se si nje popull nderton socializmin me forcat e veta, apo se si ne ne goje te ujkut hidhnim valle, keta njezet vjet ne e pame me syte tane cfare programesh zhvillimi i jane shpalosur ketij vendi, nga partite politike te majta e te djathta.
Pallate e fshatra turistik pas asnje sistem ose model, nje pasuri miliardash dollar sikur te ishim lavatrice e parave te pista me pallate gjigande kuturu e pa asnje kanalizim e ujra te bardha e te zeza qe ndotin detin e ambientin.
Masive pyjesh te prera pa fund, e padyshim siguria e jetes ne nivel skatastrofik, kur e sheh se pse vriten e grushtohen gjithe keta njerez ne kohe fushatash edhe nje qorr e shurdh e kupton, se ende nuk kane te sossur pasurite e ketij vendi qe me te drejte thuhet e ka bekuar zoti. Kujtoni me cfare skalionesh te dhunes zhvillohen fushatat tona elektoriale e atehere do te kuptojme se pse jemi nga vendet me te varfra ne Europe e ne bote.
Turizmi do edhe deshmitar nderkombetar ose sic edhe njihen nga votuesi shqiptar perfaqesuesit te organizmave te huaja,OSBE e ODIR. Ka pak turista te cartur, sic jane turistet e luftrave lokale ne bote, apo turistat e vendeve historike qe harxhojne para per aventure si ne Afrike, e Amerik latine, per tu takuar me kryetar fisesh, apo guerrilie sandinistesh e anarshistesh, lloji i turistit qe pritet te mberrije ne Shqiperi eshte i afeksionuar pas marifetit te manipulimit te votes. Historia qe po mbane peng kete vend jane zgjedhjet, ndaj edhe turistet e votes qe kesaj rradhe do sjellin nje bum EKONOMIK te papare e degjuar me pare ne fushen e turizmit, do te jete lajmi i rrjeteve me te fuqishme mediatike sot ne bote.
Nderkombetarizimi i nje vendi nuk eshte ceshtje partish do te thote me te drejte dikush, por kur politikanet e pangopur shqiptar e kane per sport e ndoshta per detyre qe vec zgjedhje te drejta e te ndershme e situate konfliktuale te percjellin,nuk e di se kujt modeli ti drejtohet populli,per te zgjidhur problemet e veta te panumerta, si me varferine papunesine, pronen e krimin e rruges qe po na mbyt dita dites.
Kush organizate civile e qytetare, u pa qe te mos ishte pale, me nje nga forcat politike ose mos synonte nje karrige per pushtet ne emer te imazhit te vendit,me tregoni nje gazetar apo opinionist ne 20 vjet i cili nuk u be pale e nuk tha mjaft se kemi nevoje per nje Shqiperi tjeter.
Cdo ngjarje ne Shqiperi percillet nga mediat boterore, pyesni valle se sa keq ndihen bashkeatdhetaret shqiptar ne vendet ku kane emigruar ose jetojne si shtetas ne perendim. Loja e felliqur politikes shqiptare per t”ia hedhur fajin elektoratit, qofte duke u shprehur” e po kete popull kemi “e keta poltikane meritojne, nuk e justifikon dhunen fizike e verbale ne cdo stine politike.TURISTI POLITIK i votes se manipuluar nuk ka as elemete ne koke mjafton qe te shpreh bindjen e tij politike symbylltas e merr karten e identitetit e mesojne ustallaret, qe jane me kile, se dine edhe gjuhe te huaja me thes ne burgjet e perendimit cfare do benin, vec gjuhet e huaja te mesonin pa ditur mir shqipen. Ka turiste qe behen edhe kamikaze te votes se lire e ketyre u paguhet bileta avionit edhe ushqimi nga partia.
Nentori i nje kryeqyteti ka qene roman i shkrimtarit tone te madh Ismail Kadare, ne te shkruhet per betejen e Tiranes, kjo beteja jone elektorale mes Lulit e Edit ka nisur qysh para kater vjetesh,e lodhi apo e merziti popullin, kete e shohin turistet politik qe vijne nga jashte, ne jemi me te varfer se vite me pare. Popullit i ka rene nje cehre e zbehte e s”di me ke te veje, se mire atehere me gjermanin u pa me 44 nemcja e kish te shkurter jeten, po tash as anijet nuk hyne ne pune, vizat e lane per hibret se iken leket qysh ne xhiron e pare ne Europe.
Na rrofshin keta turistet e votave se keshtu me kaq dhune e rremuja qe na afrojne politikanet,mos qofte o zot,do kete me pak shqiptar qe do pranojne te rrijne akoma ne Shqiperi e do importojme votues,se edhe turisti me fukara nuk e le koken ne kete vend sikur t’ia shtrojne me ar.
Nessun commento:
Posta un commento