Shqipëria do te ketë këtë vit zyrën e saj të parë të promovimit turistik
jashtë kufijve të vendit. Kjo do të bëhet e mundur falë një nisme të
Shoqatës Kulturore Italo-Shqiptare Vatra, përfaqësuese e bashkësisë
Shqiptare të Torinos.
Zyra do të celet në kuadër të projektit "Të Rinjtë e Rrugës Egnatia" i cili parashikon gjithashtu edhe realizimin e një dokumentari mbi turizmin Shqiptar, një guide turistike në Italisht dhe në Anglisht si edhe të një siti web shumë gjuhësh.
Në prezantimin publik të këtij projekti në Torino mori pjesë edhe Zv. Ministrja e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve znj. Suzana Turku. "Ky është një projekt entuziazmues" tha znj. Turku "i cili dëshmon për rëndësine e rolit të luajtur nga diaspora Shqiptare në zhvillimin e vëndit. Rritja e aftësisë projektuese dhe e peshës së investimeve nga ana e bashkësisë Shqiptare në diasporë do të gjejë të njejtën pergjigjje nga ana e qeverisë Shqiptare. Ne jemi të gatshëm të hyjmë në partneritet me këto nisma për t'ju garantuar atyre një realizim të plotë dhe të suksesshëm, si edhe ecurinë e tyre në kohë. Bashkëpunimi me qeverinë Shqiptare do ti garantonte projektit bashkërendimin me nismat e tjera të rëndësishme në fushën e turizmit në Shqipëri."
Zyra e Torinos do të mbahet e hapur nga të rinj Shqiptarë, të cilët i perkasin brezit të dytë të emigrantëve që tashmë jetojnë, studjojnë e punojnë në Itali. Të rinjtë Shqiptarë, të arsimuar në Itali, do të kalojnë përmes një procesi trajnimi pjesë e të cilit është edhe një udhëtim njohës në Shqipëri. Itinerari i vizitës së tyre do të përfshijë sitet më të njohura turistike të vendit, si edhe ato potenciali i të cilave nuk është shfrytëzuar ende. Qëllimi i vizitës në Shqipëri është grumbullimi i materialit për realizimin e dokumentarit, guidës dhe sitit ëeb, si edhe vendosja e kontakteve me operatorët e sektorit të turizmit dhe me institucionet vendore dhe qëndrore Shqiptare.
Dokumentari, guida dhe siti i internetit do të realizohen nga gazetarë dhe artistë profesionistë Italianë dhe Shqiptarë me kontributin financiar të bashkësisë Shqiptare në Torino, të përfaqësuar në këtë projekt nga Shoqata Vatra. Projekti realizohet në partneritet me Bashkinë e Torinos dhe me mbështetjen e Fondacionit bankar Compagnia di San Paolo.

Nessun commento:
Posta un commento