04 maggio 2012

Turistë gjermanë vizitojnë ambientet e "Birra Korça": E shkëlqyer

Fabrika e "Birrës Korça", aty ku prodhohet birra e parë shqiptare, e njohur për cilësinë e saj të shkëlqyer tashmë është kthyer në një epiqendër vizitorësh. Së paku 30 turistë gjermanë, teksa kishin dëgjuar më herët për "Birrën Korça", si një birrë e standardeve europiane në udhëtimin e parë në Korçë kanë vizituar fabrikën e saj. Shumë prej turistëve kishin lidhje të forta me birraritë në Gjermani dhe teksa vizitonin ambientet moderne të fabrikës nuk nguruan të përgëzonin dhe investimin madhor. (da.xha/BalkanWeb)

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate