Shqipëria atraksion për turistët e huaj
Shqipëria atraksion për turistët e huaj
Vizitorë të huaj në Shqipëri/ApolloniaMuaji
gusht është muaji që Shqipëria vizitohet më shumë nga turistët e huaj.
Ata frekuentojnë më shumë bregdetin Adriatik e Jon, por ka dhe nga ata
që janë të apasionuar për udhëtimet malore, turizmin e aventurës etj. Një
autobuz me turistë italianë ndalesën e parë në Tiranë e ka bërë pak
metra larg Qëndrës Ndërkombëtare të Kulturës, ose siç njihet në popull,
Piramida. Ata sapo zbresin filmojnë dhe fotografojnë nga kënde të
ndryshme godinën e ndërtuar në kohën e regjimit komunist, që duket se
është në javët e fundit të ekzistencës së saj.Grupi
i turistëve italianë është informuar nga shoqëruesi i agjencisë së
udhëtimit për debatin e ndezur nëse duhet ose jo të prishet kjo ndërtesë
në mes të Tiranës ndaj bëjnë kujdes që ta arkivojnë para se nisi të
zbatohet një plan i autoriteteve për rrafshimin e Piramidës dhe në vend
të saj të ngrihet kompleksi parlamentar.Italianët ndjejnë afërsinë e kulturave
Shumë turistë të huaj preferojnë bregdetin shqiptar. Pamje nga VloraValerios,
nga Milano i pëlqen debati publik për këtë ndërtesë, por thotë se ka
dëshirë që rreth 10 ditët e qëndrimit nëpër Shqipëri t'ja kushtojë
gjithçka relaksit dhe zbavitjes. Kam qënë më parë në Sarajevo, në
bregdetin malazez dhe mbylljen do ta bëj në rivierën shqiptare, thotë
Valerio për DW.“Jam
italian dhe ndjej mjaft elementë të kulturës italiane në atë shqiptare.
Sepse unë e di që në këtë vend ndiqen prej dekadave – madje edhe
atëherë kur ishin të ndaluara nga regjimi komunist - gjërësisht
stacionet televizive dhe radiofonike italiane. Këtu kuzhina italiane
bëhet në mënyrë perfekte nga mjeshtra shqiptarë që kanë punuar disa vjet
në rajone të ndryshme të Italisë, ose nga kushinierë italianë. Në
Shqipëri flitet në shkallë të gjerë italishtja, këndohen mirë këngët
italiane, qindra mijë shqiptarë punojnë dhe jetojnë në Itali. Tani
Shqipëria në sytë e italianëve është ndryshe nga 10 ose 15 vite më parë,
ndaj dhe së fundi është rritur nga viti në vit numri i prenotimeve nga
Italia për të bërë vakanca në Shqipëri”.Dallimet në rajon, interesante
Shumë turistë vijnë në Shqipëri me traget nga vendet fqinjëNë
Tiranë në këto ditë gushti janë dhe 4 të rinj gjermanë që studjojnë për
mjekësi. Ata kanë në plan të lëvizin dhe në qytete të tjera si dhe
përgjatë bregdetit Adriatik e Jon. Jakobi, njëri prej studentëve
gjermanë thotë për DW-në se i pëlqen paketa turistike në rajonin
ballkanik. Sipas tij është mirë kur në disa ditë të bie rasti të jesh në
vende fqinje, që kanë të përbashkëta por dhe dallime mes tyre.“Vitin
e kaluar kemi qënë në Bosnjë, kurse këtë viti kemi organizuar një trip
miks: ja nisëm nga Bosnja sërish dhe më pas vijuam nëpër bregdetin
kroat, pastaj në Serbi, Maqedoni dhe disa ditë do të shëtisim nëpër
Shqipëri. Më vjen keq që shumica e studentëve në Gjermani e njohin
Ballkanin vetëm nga librat e historisë, të gjeografisë, apo nga analizat
politike. Ti takosh njerëzit të bisedosh me ta, të shikosh resurse të
trashëgimisë kulturore, me një fjalë të prekësh realitetin, është shumë
më ndryshe kur bën një vlerësim ose ngre një perceptim mbi një shtet të
caktuar. Ne e ndjejmë këtë në Shqipëri, por dhe aty ku kemi qënë më
parë”.Mikja e tij Eliza shprehet për DW-në se duke udhëtuar në vende të rajonit, kishte marrë opinione të ndryshme mbi Shqipërinë.Shqipëria, e mirë për turizëm
Vizitorët e huaj duke shëtitur në kryeqytetin shqiptar, Tirana“Kishte
nga ata njerëz që na paralajëmëruan që të mos vinim këtu, pasi sipas
tyre ‘është me shumë rrezik dhe pasiguri për jetën'. Por takuam të tjerë
që kishin udhëtuar më parë në Shqipëri dhe na treguan me bindje se
‘Shqipëria është vendi më i mirë i rajonit për turizëm'. Dhe ne jemi
këtu, ku po i provojmë gjërat vetë, po i shijojmë.” Ndërkohë
Sofia nuk ngurron të bëjë një kritikë për prezencën e grumbujve të
plehrave anës rrugëve nacionale dhe në sheshe të ndryshme brenda
qyteteve.“Kur
ishim duke udhëtuar me autobuz nga Maqedonia për në territorin e
Shqipërisë kemi parë grumbuj me plehra. Ishte një lloj trishti që në një
panoramë të mrekullueshme natyrore të kishte aty këtu dhe grumbuj me
plehra. Mendoni sa përshtypje negative bëjnë këto në mëndjen e një
vizitori të huaj. Një destinacion turistik është i suksshëm kur e ka të
zgjidhur problemin e sistemimit dhe përpunimit të plehrave dhe mbetjeve
të ndryshme urbane. Në këtë aspekt Shqipëria duket që ka probleme
serioze dhe më vjen keq shumë për këtë. Plehrat në temperatura të larta
nuk janë vetëm cështje imazhi, por dhe dëmtojnë seriozisht shëndetin e
komunitetit dhe të turistëve”.Jeta e natës e këndshme
Harta e ShqipërisëMartini e lidh impresionin e tij në kryeqytetin shqiptar me realitetin gjerman.“Trafiku
i rënduar dhe në vende të ndryshme të qytetit ndjen dhe erë të keqe.
Tirana po rindërtohet këtë e shikon në disa pika të qytetit, por mendoj
se ka shumë vend për ta sistemuar, të jetë më e pastër. Realisht është
një qytet vital, të rinjtë i japin dinamikë shesheve dhe rrugëve. Jeta e
natës ishte e këndshme, thuajse si në Gjermani. Të rinjtë hynin lirshëm
në bisedë, flisnin anglisht, gjermanisht, frëngjisht, shumë mëndje
hapur dhe miqësorë. Na bëri përshtypje që dinin shumë për Gjermaninë,
sidomos ekipi i Lëv-it ka shumë fansa këtu në Shqipëri. Nuk e kam
imagjinuar që do të shikoj kaq shumë makina “Mercedez” në një qytet. Unë
jam nga jugu i Gjermanisë dhe këtu në Tiranë kam parë më shumë
“Mercedez” se sa në qytetin tim...”Borivoje nga Serbia tregon se për herë të dytë kalon pushimet në bregdetin shqiptar.Bregdeti do vëmendje“Ka
çmime të arsyeshme dhe vende shumë piktoreske. Por nuk duhet lejuar
ndërtimi dhe betonizimi në afërsi të bregdetit. Qeveria lokale dhe ajo
qëndrore duhet të ndërhyjë sa më shpejt për të mos lejuar ndërtime afër
bredegtit. Është një pasuri natyrore që i shërben njeriut dhe nuk mund
të shkatërrohet nga njeriu. Shumë miq të mi nga Serbia kanë ardhur për
pushime këtë verë. Të tjerë kanë qënë dhe më parë. Vitin e ardhshëm
mendoj se më shumë do të ketë. Këtu është mrekulli, por duhet të ndalet
ndërtimtaria pa leje, pa planifikim urban”Sara
nga Kopenhageni prej ditësh gjendet në rajonin e Ballkanit. Shkak ishte
pjesmarrja në një festival të trompës në Serbi. Prej andej ajo udhëtoi
disa ditë në Maqedoni dhe aktualisht është në Shqipëri. Për Sarën ka
prioritet informimi rreth artit dhe kulturës lokale. Duke kaluar
vakancën pranë një familje shqiptare ajo ka arritur të kapë dallimin mes
ndalesës në Shqipëri me dy stacionet e mëparshme në rajon.
Bregdeti më i populluar shqiptar, DurrësiMikpritja, karakteristikë e veçantë“Gjëja
më e mirë në këtë vend është mikpritja mendoj. Unë po qëndroj tek
famija e një mikeshe time këtu në Tiranë dhe ata më konsiderojnë si
vajzën e tyre. Unë jam e sugjestionuar nga menu-ja shqiptare, një ushqim
i pasur dhe krej ndryshe nga ai që konsumoj në Danimarkë. Kam një
eksperiencë të madhe me udhëtimet në botë dhe ndjej veçoritë që has në
këtë vend, mbi të gjitha mikpritja, por dhe toleranca për diversitetin
kulturor dhe fetar në këtë vend të vogël të kontinentit.”
Autor: Arben Muka
Redaktoi: Mimoza Kelmendi
Nessun commento:
Posta un commento