11 maggio 2012

Formulimi i nje kontrate per shitjen e nje Pakete Turistike.

Formulimi i nje kontrate per shitjen e nje Pakete Turistike.

Kontrate
Shitjeje paketash turistike
NR…….. e dates…………..
Palet kontraktuese
Agjensia turistike _________________________ me seli ne______________Shqiperi, adressa__________________________________________, me Nipt ________________, me llogari bankare_____________ e hapur ne Banken_________________, e perfaqesuar nga _______________ne cilesine e Drejtorit te emeruar nga  Agjensia,
Dhe
Turisti /Perfaqesuesi I turistit
Zoti /Zonja _________________, me banim ne___________, telefon______________, mbajtes I kartes se identitetit seria ____,nr_____________, e leshuar nga____________ne datetn_________, rane dakord per kontraten e meposhtme.
1.      Objekti I kontrates
Eshte shitja nga ana e Agjensise te paketes se sherbimeve turistike te shkruara ne voucher, ne bileten e pushimeve-trajtimit, bileten e ekskursioneve te aneksuara kesaj kontrate sebashku me leshimin e dokumenteve te nevojshme per berjen e pageses.
2.      Cmimi
1.      Cmimi I kontrates eshte __________ dhe perfshin koston e sherbimeve turistike te pershkruara ne aneksin 1 (Fatura), komisioni I Agjensise dhe TVSH.
2.      Kapari eshte ___________ kurse pagesa e plote behet deri ne daten e_____________
3.      Ne rastin e programeve turistike ne te cilat cmimi eshte ne tjeter monedhe pervec lekut, pagesa e sherbimeve mund te behet ne leke te konvertuara me kursin e Bankes se Shqiperise ne diten e kryerjes se pageses plus me nje koeficient rreziku te kursit valuator prej 2%.
      3.Te drejtat dhe detyrimet e Agjensise
             1. Ne rast se agjensia eshte e detyruar te modifikoje nje nga parashikimet thelbesore te kontrates, ka detyrimin te informoje turistin te pakten 7 dite perpara dates se nisjes.
             2. Agjensia mund te modifikoje cmimin e kontrates, ne kuptimin e rritjes apo uljes se cmimit, sipas rastit, vetem nese modifikimi eshte rrjedhoje e varieteteve te transportit, te taksave te ndryshme shteterore apo te ndryshimit te taksave portuale per imbarkim ne porte dhe aeroporte si dhe ne rast luhatjesh te ndjeshme te kursit valutor qe influencojne cmimin e pergjithshem te paketes turistike.
       3. Ne rastet kur pas fillimit te udhetimeve turistike, nje pjese e rendesishme e sherbimeve turistike te parashikuara ne kontrate nuk realizohen ose Agjensia konstaton qe nuk mund ti realizoje, ajo eshte e detyruar:
            a) Te ofroje turistit alternative te ngjashme per te realizuar vazhdimin e udhetimit turistik, pa rritur cmimin, respektivisht dhe sherbimet turistike te jene te se njejtes cilesi dhe sasi;
b) Te riktheje turistit shumat qe paraqesin diferencen mes sherbimeve turistike te paguara dhe ato te kryera gjate kohes se udhetimit Turistik.
c) Ne rastin ne te cilin nuk mund ti ofrohet turistit alternative e ngjashme ose ai nuk pranon sepse ka nje arsye te forte, duhet te siguroje pa kosto suplimentare kthimin e turistit nga vendi I nisjes deri ne cdo vend qe ky I fundit parapelqen dhe sipas rastit  duhet kryer demshperblimi per sherbimet e pakryera.
4. Agjensia pergjigjet per ekzekutimin e mirefillte te detyrimeve te ndermmarra me ane te kesaj kontrate, pervec ketyre rasteve ku nuk ka asnje detyrim:
              a) Kur mospermbushja ose permbushja jo e plote e detyrimeve te ndermarra I detyrohet turistit dhe arsyeve te tij personale:
             b) Kur mospermbushja e detyrimeve I detyrohet disa shkaqeve te forces madhore ose disa rrethanave te cilat as Agjensia, as ofruesit e sherbimeve nuk mund ti parashikonin ose evitonin (modifikime oraresh ose intineraresh, vonesa ne trafikun e e mjeteve te transportit etj.)
Ne situaten e mbirezervimit (overbooking) te nje hoteli, e vendosur prej aktivitetit te hoteliereve, para ose pas fillimit te udhetimit, Agjensia eshte e detyruar te ofroje nje variant tjeter ne te njejten zone ose ne nje zone te perafert pa modifikuar cmimin; ne rastin ne te cilin kemi te bejme me overbooking,  turisti  ose perfaqesuesi I tij duhet lajmeruar ne kohe utile. Turisti ka te drejte te pranoje variantin e propozuar ose mund te anulloje udhetimin pa kerkuar demshperblime suplimentare.
5.Agjensia eshte e detyruar te furnizoje me shkrim turistit, nje dite para nisjes keto informacione:
             a) oraret e nisjes, vendet e pritjes apo te tranzitit si dhe, sipas rastit vendi I cili duhet te zihet nga turisti ne cdo lloj transporti te parashikuar ne kontrate;
             b) emertimin, adresen/qendren, numrat e telefonit dhe te faksit te perfaqesuesit local te organizuesit dhe/ose te pritesit ne mungese te ketij, nje numer urgjence qe ti lejoje kontaktin me oraganizuesin dhe/ose pritesin:
            c) per udhetimet e minoreve te pashoqeruar nga prinderit,duhen furnizuar  informacione qe te lejojne stabilizimin e nje kontakti direkt me femijet ose me pergjegjesin nga vendi ku jane akomoduar femijet;
IV. Te drejtat dhe detyrimet e turistit:
1.      Ne rast ne te cilin turisti nuk mund te marri pjese ne udhetimin turistik , ky mund te kaloje te drejtat e tij nje personi te trete I cili te permbushe te gjitha kushtet e parashikuara ne paketen turistike te blere tashme, me detyrim qe te lajmeroje Agjensine me te pakten 5 dite perpara dates se nisjes. Ne kete rast Agjensia shuan kontraten me turistin qe transmeton te drejtat e tij turistike dhe mbyll nje te re me turistin e ri. Per udhetimet individuale, ne rast ne te cilin mjeti I transportit eshte avjoni, transporti mund te kryhet vetem ne rast se mund te behet transferta e vendit ne fluturim. Turisti qe transmeton paketen e tij turistike te sherbimeve si dhe marresi mbajne pergjegjesi solidare ne pagesen e cmimit te udhetimit dhe te kostove eventuale suplimentare te lindura me rastin e ketij transmetimi.
2.      Ne rastin e pushimeve clodhese dhe/ose trajtimi mjekesor ,turisti ka detyrim te respektoje programin e akodrimit te sherbimeve ne _______, me sakte: ne stacionet turistike ne breg te detit ku akomodimi behet ne oren 14:00 te dites se hyrjes dhe mbaron me daten 12:00 te dites se shkruar ne bileten e pushimit dhe/ose te trajtimit; ne stacionet e vendit, te tjera pervec atyre ne bregdet akomodimi behet qe ne oren 12:00 dhe mbaron ne oren 12 te dites tjeter.
3.      Ne rastet kur cmimet e stabilizuara ne kontrate rriten mbi 10 % , turisti mund te zgjidhi kontraten duke pasur te drejten e rimbursimit nga ana e Agjensise te shumave te paguara.
4.
4.1 Turisti eshte I detyruar ti komunikoje Agjencise, ne afat kohor prej 5 ditesh kalendarike nga marrja e lajmerimit te parashikuar ne kapitullin 3, pika 1, vendimin e tij per:
       a) zgjidhjen e kontrates pa pagesen e penaliteteve; ose
       b) pranimin e kushteve te reja te kontrates.
4.2 Ne rastin ne te cilin zgjidhet kontrata ose Agjensia anullon udhetimin perpara dates se nisjes, turisti ka te drejte:
a) te pranoje me te njejtin cmim nje pakete tjeter sherbimesh turistike me nje cilesi ekuivalente ose me te larte, te paraqitur nga ofertat e Agjencise;
b) te pranoje nje pakete sherbimesh turistike te cilesise inferior, te paraqitur nga Agjensia me rimbursimin e menjehereshem te differences se cmimit;
c) te rambursohet menjehere te gjitha shumat e akituara ne baze te kontrates.
4.3 Ne te gjitha rastet e parashikuara turisti ka te drejte te kerkoje Agjensise dhe nje demshperblim per mospermbushjen e parashikimeve te kontrates fillestare, meperjashtim te rasteve ne te cilat:
a) Anullimi eshte bere per shkak te mosrealizimit te numerimt te personave minimale te parashikuar ne kontrate, kurse Agjensia ka informuar turistin me shkrim, ne afatin e paraqitur ne kontrate, afat qe nuk mund te jete me I shkurter se 15 dite kalendarike perpara dates se nisjes:
b) Anullimi I detyrohet nje rasti te forces madhore (rrethana te paparashikuara, te pavaruara nga vullneti I atij qe I bent e ditura si dhe pasoja te te cilave nuk mund te evitohen dhe pse jane vendosur te gjitha efortet e duhura, por ketu nuk perfshihet rasti I overbooking-ut, rast ne te cilin pergjegjesia I perket agjensise ajrore);
c) Anullimi eshte bere per faj te turistit.
5.Turisti ka te drejte te zgjidhe kontraten ne cdo moment, zgjidhje qofte e plote qofte e pjesshme kjo, kurse ne rastin kur zgjidhja nuk lejohet eshte I detyruar te paguaje demshperblim Agjensise per demet qe I ka shkaktuar, me perjashtim te rastit te forces madhore rastet e te ciles jane parashikuar ne ligj. Nese turisti kerkon nderrimin e hotelit, te dhomave ose te cdo lloj sherbimi tjeter, kemi te bejme me nje zgjidhje te kontrates dhe aplikohen penalitetet ligjore ne momentin e dhene dhe mbyllja e nje kontrakte te re.
6. Turisti eshte I detyruar te akitoje ne recepsionin e hotelit taksen e stacionit turistik, taksen e pastrimit, dhe taksa te tjera locale, pa pretenduar demshperblime ose rikthimin e shumave prej Agjensise.
7. Turisti eshte I detyruar te prezantoje ne recepcionin e hotelit aktet e tij te identitetit si dhe dokumentet qe e shoqerojne ne udhetim (voucher, biletat e pushimit dhe/ose te trajtimit) dhe qe demonstrojne sherbimet turistike qe I duhen akorduar.
V. Heqja dore, penalitetet dhe demshperblimet:
1. Ne rast ne te cilin turisti heq dore per faj te tij nga paketa e sherbimeve turistike qe jane dhe objekti I kesaj kontrate, ne rast te sherbimeve ne kerkese ose sherbimeve standarte, ai I detyrohet Agjensise penalitetet si me poshte:
a) 20% te cmimit te paketes se sherbimeve, nese heqja dore behet ne me shume se 30 dite kalendarike perpara dates se nisjes;
b) 40% te cmimit te paketes se sherbimeve, nese heqja dore behet ne intervalin e 21-30 dite perpara nisjes;
c) 60% te cmimit te paketes se sherbimeve, nese heqja dore behet ne intervalin e 16-21 dite perpara nisjes;
d) 100% te cmimit te paketes se sherbimeve nese heqja dore behet ne nje interval me te shkurter se 16 dite perpara nisjes ose per mosprezantim ne program.
Keto jane rregulla te pergjithshme te cilat mund te anullohen ne kushtet e parashikuara ne programet turistike speciale (te paraqitura ne cdo program ne menyre te vecante) dhe jane te vlefshme edhe nese rezervimi eshte bere ne periudhen e aplikimit te penaliteteve.
2. Ne rastet  e biletave te pushimeve dhe/ose te trajtimit, per rastet kur paketa anullohet per shkak te turistit aplikohen keto penalitete:
a) nese kerkesa per rikthim dorezohet ne cdo moment pas akititmit dhe deri ne 15 dite para fillimit te pushimit, penaliteti eshte I barabarte me Shumen e komisionit te agjensise dhe TVSH perkatese;
b) nese kerkesa per rikthim dorezohet ne nje interval me te vogel se 15 dite para dates se fillimit te pushimeve ose nese turisti nuk prezantohet ne stacion ne daten e shkruar ne voucher, penalitetu do te jete prej 100% te cmimit ose e gjithe shuma e kaparit e paguar deri ne ate moment ne Agjenci:
c) per biletat e pushimit dhe/ose te trajtimit te blear tek organizatat e sindikatave, Agjensia do te beje kthim vetem ne baze te kerkesave te heqjes dore qe mbajne firmen dhe vulen e perfaqesuesit te sindikates.
3.Ne raastin kur nje ambasade refuzon te pajise me vize per hyrjen ne vendin ku do te behen sherbimet turistike, turistit do ti mbahen shumat e te gjitha taksave te paguara nga Agjensia si dhe puna e agjensise per marrjen e kesaj vize.
4.Ne rastin kur turisti I cili ka hyre ne teritorin e shtetit ne te cilin realizohet paketa turistike refuzon te kthehet ne Shqiperi dhe autoritetet e shtetit respektiv bejne harxhime te cdo lloj natyre, turisti ka detyrimin te marri persiper te gjitha keto harxhime.
5.Penalitetet ekuivalente me cmimin e kontrates aplikohen ne rastin ne te cilin turisti nuk arrin ne kohe ne aeroport ose ne vendin e nisjes, nese nuk mund te niset per udhetim pasi nuk ka dokumentet e rregullta ose kthehet ne kufi prej policies kufitare.
6.Turisti duhet te dorezoje me shkrim kerkesen per heqje dore nga kontrata e sherbimeve turistike, me numer rregjistri te dhene nga Agjensia prane se ciles ka kryer pagesen. Ne rast te kundert, kerkesa nuk merret parasysh.
7.Agjensia do te akordoje demshperblime ne funksion te grades se mosrespektimit te detyrimeve kontraktuale.
VI. Ankesat
1.      Ne rastin ne te cilin turisti eshte I pakenaqur nga sherbimet turistike te marra, ai ka detyrimin qe te foirmoje nje lajmerim me shkrim, te qarte dhe te drejtperdrejte ne lidhje me mangesite e konstatuara ne vend, te lidhura me realizimin korrekt te paketes se sherbimeve turistike, ankese qe duhet t’I paraqitet ofruesit te sherbimeve (Hoteli, Restoranti) dhe Agjencise.
2.      Agjensia dhe ofruesi I sherbimeve do te reagojne menjehere per zgjidhjen e kesaj situate. Ne rast kur kerkesa nuk zgjidhet, ose merr pjeserisht zgjidhje, turisti do te dorezoje ne qendren e Agjensise nje ankese me shkrim ne nje afat maksimal prej 5 ditesh pas mbylljes se udhetimit, Agjencia duke patur nje afat kohor prej 30 ditesh kalendaristike te japi nje pergjigje turistit per situaten e ndodhur, dhe sipas rastit ti akordoje turistit demshperblimin e duhur.
VII. Sigurimet
Turisti eshte I siguruar ndaj rrezikut te falimentimit te Agjensise deri ne nje mase te caktuar. Turisti gjithashtu ka mundesi te mbylli nje kontrate sigurimesh qe te mbuloje taksat e transfertave, ose ten je kontrate asistence qe te mbuloje taksat per riatdhesim ne raste aksidentesh, semundjeje, vdekjeje ose nje kontrate per sigurimin e bagazheve. Keto sherbime kontrakost mund te ofrohen nga Agjensia ne rastet kur turisti shprehimisht I kerkon.
VIII. Dokumentet e kontrates
Kjo kontrate ka si anekse dokumentet e meposhtme:
a)      Voucherin, bileten e pushimit-trajtimit, bileten e ekskursionit sipas rastit;
b)      Programin turistik, ne rastin e aksioneve turistike.
     IX. Dispozita finale:
1.      Kjo kontrate eshte e mbyllur ne 2 ekzemplare (nje per cdo pale)
2.      Tregetimi I paketave turistike do te behet ne baze te parashikimeve te kesaj kontrate me respektimin e ligjeve perkatese.
Agjencia                                                                                                                               Turisti

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate