06 maggio 2012

Nje dite plote relaks ne SKURAJ, SHKOPET dhe ULEZ...Perla e Lugines se Matit... 12;13; 19;20; 26;27 Maj 2012.

Nje dite plote relaks ne SKURAJ, SHKOPET dhe ULEZ...Perla e Lugines se Matit... 12;13; 19;20; 26;27 Maj 2012.


Nisja: Te shtunave, apo te dielave ne mengjes
Kthimi: Ne mbremje
Cmimi: 4.500 leke/person
Per grupe me: 10 deri 16 veta

Ne cmim perfshihen:
1- Transporti
2- Dreka
3- Vizita ne HC e Shkopetit dhe Ulzes.
4- Shoqeruesi

Nisja nga Tirana, ne mengjes, rreth ores 09:00. Ndalesa gjate rruges, per kafe, fotografi, apo per te shijuar bukurite mbreselenese te natyres.

Vizita ne HC e Shkopetit dhe Ulzes.

Dreka ne Ulez, apo Shkopet, ne lokalet buze liqenit.

Ne mbremje vone, kthimi ne Tirane. Fundi i sherbimit Tone.

=================================================

ORIENTUESE...

Pak metra tutje kryqëzimit të autostradës Durrës-Kosovë, dhe rrugës për Burrel e Dibër, vjen Skuraj, një fshat i vendosur rrëzë lumit Mat, lum ky disiplinuar nga baseni ujor i Shkopetit. Gjatë muajve të verës së thatë, uji i lumit buron si me “racion” nga hidrocentrali, për të qenë në dispozicion të pushuesve, që e mësyjnë atë vend për freskinë e atyshme. Shtrati i lumit përvijon përmes një brezi rrapesh gjethegjërë, ndërsa prej buzëlumi naltohen malet dhe shkëmbenj karakteristik, duke krijuar një lloj honi, që sa vjen e “mblidhet” deri tek diga e hidrocentralit, por duke dhënë një panoramë të mahnitshme.
Ne vere, qindra njerëz nën hijet natyrale, të pemëve rrëzë lumit, stacionohen, për të kaluar pushimet verore. Mëgjithëse një ditë e zakonshme jave sërish bregu i lumit ka frekuentues të moshave të ndryshme dhe nga vende të ndryshme. Vijnë këtu nga Laçi, Miloti, Mirdita, Lezha, Tirana, Durrësi apo gjetkë. Të shtunave e të dielave, thotë një pushues, këtu mbushet, me qindra e qindra makina me njerëz. Një pushues që ka marrë dhe të tre fëmijët me vete, thotë se gjithçka më pëlqen këtu, mbi të gjitha jam i sigurtë për sëmundjet e lëkurës.

Para 90-s, plazhi i trupit diplomatik

Para viteve ’90, Skurajt ishin një oaz qetësie për Trupin Diplomatik. Banorët kujtojnë se prej urës së Limes e deri ne Ulez, shihje makina më mbishkrimin në targa “CD”. Ditët e shtuna e të dielave, Vendi blindohej me roje nga mëngjesi në darkë vonë, deri sa diplomatët dhe familjet e tyre iknin për Tiranë.
Kjo gjë ka ndodhur dhe më vonë, pas viteve ’90, por u frenua pas ’97-s, ndërsa duket e kapërcyer tani. Miq të këtij vendi janë shumë prej ambasadorëve edhe të tanishëm. Ata e cilësojnë këtë vend një mrekulli freskie dhe qetësie.

Lumi i pastër

Si një lloj zakoni të ruajtur prej viteve ’90, lumi Mat nuk ndotet, madje mund të jetë ndër të vetmit lumenj, ku banorët nuk hedhin mbeturina. Uji është i pastër sipas analizave mund edhe të pihet në orët e para të mëngjesit. Askund nuk derdhën ujëra të zeza dhe mbetje. Shtëpitë janë vendosur shumë lart, bimësia harliset si këtu; lis, shkoza, thana, palma, dëllinja, krifsha, dushqet dhe këtu rrëzë lumit, mbreti i bimësisë freskuese, rrapi. Është vërtetë tipik rrapi këtu. Sipas të dhënave një pemë e tillë, në moshë afro 200 vjeçare përgjatë natës avullon rreth 200 kg ujë, dhe kjo spjegohet me gjethet e gjëra shpatake, të rënda dhe tejet aspiruese. Ndaj në mëngjes kur vihet këtu gjithë perimetri rrethor i hijes së rrapit është i ujtësuar, për të qëndruar kështu dhe një pjesë të mirë të ditës. Ka dhe nga ata që preferojnë ta kalojnë natën nën hijen e rrapeve.
Fauna karakteristike bashkëshoqëron këtë peisazh mahnitës. Mlyshi, nili, mustaku dhe qefulli, mund të bëhen pre e grepit tënd, ashtu si dhe ndonjë patë, që mund të futet luginës, apo gjahu i egër majë malit. Zogjtë janë të shumtë, vend për mushkonjat nuk ka. Një simfoni gjinkallash që duket se i ke gjithandej rreth teje, por që nuk i shquan dot, shoqërojnë pushimin tend të drekës. Një peisazh jetësor aq grishës që preferohet dhe nga piktorët që nuk i ndahen këtij vendi sidomos për peisazhin.

Turizëm dhe histori

Përsipër shkëmbenjëve të bardhë, janë gjurmët e një kalaje të lashtë që zinte brenda mbi 1.000 luftëtarë, e ndërtuar rreth viteve 1270. Është i njohur nga legjendat varri i Pervizit të Madh, si dhe rrënojat e një kishe të vjetër, të përmendur nga Shuflay.
Nëpër historitë e kësaj krahine mund të “udhëtosh” ditë e net, që nga hershmëria e më vonë, tek bëmat e Gjin Pjetrit, apo të gjeneral Prenk Pervizit. Në Lime mendohet të kenë qenë ngulimet e një qyteti të lashtë (1270-1600), kohë dhe kur u shkatërrua.
Gjetje ka. Janë ringritur kullat e djegura nga Turgut Pasha, për përkrahësit e Lidhjes së Prizrenit. Më tej historia vijon me udhën e Dritës pas ’44-s, dy hidrocentralet e para shqiptare.

Ushqimet

Në lokale që janë ngritur harmonikisht me natyrën,duke e ruajtur natyralitetin përgjatë bregut të lumit, serviret ushqim bio. Sidomos mishi i shijshëm si këtu, është i tëri i vendit. Mish qingji, keci, gici, peshk i zënë në liqen sidomos krapi apo peshku i njohur i Patogut. Tufa bagëtish,sidomos me keca e qingja i gjen aty afër lokaleve, në pritje për t’u prerë në sy të klientëve, ato merren nga banorët e fshatit aty afër,dhe duket se pikërisht për periudhën e pushimit në këtë vend, vetë banorët e kanë kthyer në një lloj bisnesi fitimprurës.
Preferohet mishi i kecit, por dhe i gicit, e kostoja mbahet normale. Një racion mish keci apo gici, shkon tek 500 lekë. Rakia e vendit është e lirë, ndërsa pijet e tjera merren nga shumicat për t’u servir me kosto jo të lartë si gjetiu. Mund të porosisësh me telefon një kec të pjekur në tava të posacme, i cili koston deri tek 13.000 lekë, por që mund të gostiten së paku 15 persona.

Largësitë:

Skuraj është në kryqëzim rrugësh. Nga Tirana e shumta mund të bëhet për 50 minuta. Po kaq dhe nga Shkodra. Nga Laci apo Lezha për 15 minuta. Nga Morina për 1 orë. Rruga është asfaltuar dhe e mbajtur mire.

Plazh në gurë dhe rërë

Plazhi mund të bëhet mbi gurë kryesisht, karakteristik për zona lumore, por ka dhe vende me rërë. Mund të notohet në “hurdha” disa metërshe të gjëra,dhe me thellësi nga 1-2 metra, por ka dhe vende të cekëta për fëmijë.
klikoni foton për ta zmadhuar
Klikoni foton për një pamje më të madhe

Emri:  mat.jpg
S: 178
Madhesia:  112.3 KB  Klikoni foton për një pamje më të madhe

Emri:  33339698.jpg
S: 119
Madhesia:  71.2 KB  Klikoni foton për një pamje më të madhe

Emri:  4931997590_6e05af2f33.jpg
S: 117
Madhesia:  36.4 KB  Klikoni foton për një pamje më të madhe

Emri:  Shkopet.JPG
S: 101
Madhesia:  20.8 KB  
__________________


Rr. "Mine Peza", nr. 3/17, Tirane
Mob. +355 (0) 69 20 43 147
Tel/Fax: +355 (0) 4 22 72 609
info@onufrivoyage.com
www.onufrivoyage.com

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate