Muzeu Kombëtar "Onufri", Berat
Muzeu Kombëtar "Onufri", gjendet në qendër të lagjes së banuar në kalanë mesjetare të qytetit të Beratit.
Në të janë përfshirë një fond i pasur ikonografik dhe disa objekte të shërbesës. Muzeu është organizuar në mjediset e kishës së katedrales së Shën Mërisë, që është ndërtuar në vitin 1797, mbi themelet e një kishe më të vjetër me të njëjtin emër.

Ky muze mban emrin e piktorit më të shquar shqiptarë
të shek. të XVI, Onufrit, i cili ka lënë një fond mjaft të pasur në
krijimtarinë ikonografike. Kompleksi muzeal përbëhet nga salla qendrore
e kishës, mjedisi i altarit, si edhe nga një sërë mjedisesh ndihmëse
njëkatëshe, në anën veriore, dhe dykatëshe, në anën perëndimore.
Ndërtimi shquhet për ngritje në lartësi, duke përbërë një variant të
rëndësishëm të arkitekturës së kultit në kalimin nga shek. i XVIII- në
shek. XIX.
Muzeu ka tri salla kryesore, në të cilat janë të
ekspozuara veprat më të mira të autorëve që përmendëm më lart si edhe të
autorëve të tjerë.
Veç ikonave të ekspozuara në mjediset e muzeut, një seri të veçantë përfaqësojnë edhe ikonat e vendosura në ikonostasin e praruar të kishës të cilat janë vepra të piktorit Joan Çetri.
Veç ikonave të ekspozuara në mjediset e muzeut, një seri të veçantë përfaqësojnë edhe ikonat e vendosura në ikonostasin e praruar të kishës të cilat janë vepra të piktorit Joan Çetri.
Në vitrina janë të ekspozuara edhe disa tekstile dhe
objekte metalike, të cilat dëshmojnë për një traditë artizanale të një
niveli të lartë të Trevës së Beratit.
Nessun commento:
Posta un commento