Muzeu Kombëtar i Arsimit Korçë
Në ndërtesën ku ndodhet sot Muzeu Kombetar i Arsimit
shqiptar, ndërtesë Monument Kulture 150-vjeçare, është hapur Shkolla e
Parë në gjuhën shqipe, ose siç thirrej atëhere, "Mësonjëtorja e Parë
Shqipe".
Kjo shkollë u hap më 7 Mars 1887, me leje nga
Perandoria Osmane. Ndërtesa ishte shtëpia ku banonte patrioti korçar
Diamanti Terpo i cili e dhuroi këtë banesë për shkollën shqipe.
Në këtë muze pasqyrohet historia e shkrimit shqip, e
morisë së alfabeteve deri në alfabetin që kemi sot, vendosur në
Kongresin e Manastirit, më 1908. Në këtë Muze pasqyrohet historia e
librit shqip prej abetares së parë të gjuhës shqipe (evetari, 1744),
hartuar nga Naum Panajot Bredhi (Veqilharxhi).
Ndërtesa e muzeut ka tetë mjedise ekspozimi.
Nessun commento:
Posta un commento