Muzeu Kombëtar "Gjergj Kastrioti Skënderbeu" Krujë
Muzeu Kombëtar "Gjergj Kastrioti Skënderbeu" është
përuruar më 1 Nëntor 1982. Ky muze është ndërtuar në kalanë e famshme
të Krujës, kryeqendra e shtetit të arbërit dhe personifikim i disfatës
së ushtrive turke, për tri herë rresht, në shek. XIV-XV.
Në këtë muze janë të ekspozuara mjaft objekte,
dokumente dhe bibliografi origjinale, riprodhime autentike që flasin
qartë për historinë e popullit shqiptar në shek. XV e më gjerë.
Në këtë muze numërohen pavione të tilla si pavioni i
antikitetit dhe mesjetës së hershme, pavioni i principatave shqiptare, i
pushtimit osman dhe përballimit të këtij pushtimi, pavioni i
kështjellave mesjetare, i qëndresës shqiptare, kanceleria e Skënderbeut,
biblioteka, salla e princave, e pinokotekës dhe së fundi pavioni i
trashëgimisë dhe i jehonës.
Në këto pavione janë ekspozuar objekte prej qeramike,
bronxi, hekuri, bakri, faksimile të ndryshme, ikona origjinale,
shkrime, këmbanë e vitit 1462, shpata origjinale të shek. XV etj.
Nessun commento:
Posta un commento