15 maggio 2012

Muzeu Kombëtar “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”, Krujë, Albania

Muzeu Kombëtar “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”, Krujë

muzeu-i-krujes

Tel. 0(511) 2225
Orari i vizitave:
9°°-13°°dhe 15°°-18°°(***).  
Pushim: E hënë.


Muzeu Kombëtar “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” është përuruar më 1 Nëntor1982.  Ky muze është ndërtuar në kalanë e famshme të Krujës, kryeqendra e shtetit të arbërit dhe personifikim i disfatës së ushtrive turke, për tri herë rresht, në shek. XIV-XV.
Në këtë muze janë të ekspozuara mjaft objekte, dokumente dhe bibliografi origjinale, riprodhime autentike që flasin qartë për historinë e popullit shqiptar në shek. XV e më gjerë.
Në këtë muze numërohen pavione të tilla si pavioni i antikitetit dhe mesjetës së hershme, pavioni i principatave shqiptare, i pushtimit osman dhe përballimit të këtij pushtimi, pavioni i kështjellave mesjetare, i qëndresës shqiptare, kanceleria e Skënderbeut, biblioteka, salla e princave, e pinokotekës dhe së fundi pavioni i trashëgimisë dhe i jehonës.
Në këto pavione janë ekspozuar objekte prej qeramike, bronxi, hekuri, bakri, faksimile të ndryshme, ikona origjinale, shkrime, këmbanë e vitit 1462, shpata origjinale të shek. XV etj..

Në muajt: Maj, Qershor, Korrik, Gusht, Shtator, orari i vizitave është 9°°-13°°dhe 16-19.oo

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate