15 maggio 2012

Muzeu i Artit Mesjetar Korçë, Albania

muzeu-kombëtar-i-artit-mesjetar-korçë


 
 
 
 
Muzeu i Artit Mesjetar Korçë

Tel. 08243022
Orari i vizitave:
9°°-13°° dhe 15°°-18°°.   
Pushim: E hënë.

Muzeu Kombëtar i Artit Mesjetar, në Korçë, u përurua më 24 Prill 1980.  Ai është një nga qendrat muzeore më të rëndësishme të Shqipërisë e më gjerë. Fondi i tij ka mbi 7 mijë objekte kulti e arti, kryesisht ikona e më pak punime guri, druri, metali e tekstili të krijuara nga mesjeta e hershme deri në fillim të shek. XX prej artistësh anonimë e të mirënjohur, nga treva të ndryshme të vendit.
Në sallën kryesore janë vendosur një koleksion ikonash dhe objekte nga më të mirat, krijuar në shekuj e që pasqyrojnë momente të ndryshme të zhvillimit të ikonografisë shqiptare dhe përfaqësuesit kryesorë të tyre.  Aty ka vepra të autorëve anonimë të shek. XIII-XIV dhe të tjerë të mirënjohur si: Onufri, Onufër Qiprioti, Mësues Kostandini, Jeromonaku, Shpataraku, Selenicasi, vëllezërit Zografi etj.

Në muajt: Maj, Qershor, Korrik, Gusht, Shtator, orari i vizitave është 9°°-13°°dhe 16.00-19.00

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate