Lumi Osum dhe Kanionet

Kanionet
e Osumit, kanë një gjatësi prej 26 km dhe ndodhen 450 m mbi nivelin e
detit. Mendohet se ato jane formuar 2-3 milionë vite më parë nga
erozioni i ujit që depërton thellë në tokë.Përgjatë gjithë grykës ka
mjaft kalime nëntokësore dhe shpella të paeksploruara.Ka hamendje se
kanionet kanë shërbyer kohë më parë si nënkalime mbi lumin e Corovodës,
por me kalimin e shekujve, tavanet e nënkalimeve nënujore janë shembur
duke nxjerrë dhe formëzuar një tjetër reliev, sot këtë kanion.Ne gjirin e
këtij kanioni , që përshkrohet nga lumi Osum, në të dy krahët e tij
rrjedhin ujvara nga fshatra të ndryshme, të cilat kalojnë në një sistem
shkëmbor .Kanioni si origjinë, më i madhi në Shqipëri, është ndër me
fantastikët ne Europë, i karakterizuar kështu dhe nga studiuesit
europiane, gjeografë që kanë ardhur në zonë.Ky kanion ka bukurinë
mahnitëse edhe për ekosistemin që ruan në vetvete, ku gjelberimi në të
dy krahët gjatë shpateve të kanionit, është i përhershëm.Shkurre
mesdhetare me bimësi si marja, shqopa etj me nje botë të pasur të gjallë
dhe peshq të kategorive nga më të ndryshme të ruajtura në themelet e
lumit Osum.Në shpatet e të dy krahëve të kanionit, veprimtaria erozive e
faktorëve te jashtëm ka krijuar një sëre shkëmbinjsh, nga më të rrallët
të gjendur në kanionet shqiptare.
Për luginën e Osumit, banorët
rrëfejnë shumë legjenda, të cilat vijnë nga shumë vite larg...duke
filluar me Mullirin e Babait, Vrima e Nuses dhe Shenjtori Abaz
Aliu...shumë interesante për cdo vizitor.

Në
Kanionet e lumit Osum, ndodhen 6 ngushtica, ku kanioni në shtratin e
lumit merr nje ngushtësi deri në 1.5 m, ndërsa hapësira lart në
sipërfaqe shkon deri në 35 m.Përvecse tyre , te kanionet ndodhet
Katedralja, Syri, Porta e Djallit...Gërryerjet ndër vite i kanë dhënë
formën e ngrehinës natyrore të kultit. Të ndërtuara për të qënë një
bukuri dhe thesar i mbarë njerëzimit, nëpërmjet mrekullisë krijuese të
mjeshtrit më të madh të kohërave, natyrës, kanionet e Osumit bëhen
emocionuese në cdo moment, në cdo kohë dhe magjia të mbërthen që në
sekondën e parë që i sheh,duke të bërë pre të dashurisë së përjetshme.
Eshtë
tepër e vështirë, herë e pamundur për të përshkruar ato emocione që
përjeton duke i parë dhe prekur dhe ndoshta është e pabesueshme por
është e vërtetë që takimi me to të ndryshon jetën.
Pamja që të
ofrojnë ato kur i sheh nga sipër është padiskutim marramendëse, por ajo
cka ti prek kur futesh mes tyre dhe shëtit, të bën të mendosh se je në
një përrallë, në një vend-eëndrrash...
http://www.albrafting.com/SQ/lumi-osum-dhe-kanionet
Nessun commento:
Posta un commento