Eksplorim Kanioni
Kjo ekspedite ofrohet nga shoqata sportive Albania Rafting Group, gjate muajit Gusht, Shtator. Eksplorimi i kanionit zgjat 4 deri ne 5 ore, ne varesi te ritmit dhe perjetimit te grupit dhe pershkruhen 14 km me te bukur te Kanionit te Osumit, Skrapar. Kanioni ka një ekosistem unik që ju nuk duhet të humbisni pa e eksploruar të paktën një here. Ne kohen kur temperaturat shenojne 40 grade celsius, ne Kanion ato zbresin deri ne 10 grade celsius. Gjate ketij udhetimi, grupi, nen shoqerimin e guides ARG, perjeton aventura te ndryshme sic jane ecje pergjate shtratit te lumit mes shpateve te kanionit; not ne lumin e Osumit, aty ku eshte e vetmja mundesi kalimi ; ngjitje ne disa nga shtigjet e kanionit. Gjate ekspedites shijohet nje dreke e paketuar e marre me vete na Albania Rafting Group :sandwich, fruta, uje.
Cdo person eshte i veshur me pajisjet e meposhtme
·
Kostum
neoprene qe ruan konstante temperaturen e trupit
·
Jelek
shpetimi
·
Skafander
Ky udhetim kerkon aftesi fizike shume te
mira, shendet te plote dhe nje rezistence mesatare te perballimit te situatave
te ndryshme nga ana e personit.
Mosha duhet te jete mbi 18 vjec
dhe pesha maksimale 90 kg.
Albania Rafting Group ve ne
dispozicion te gjitha pajisjet dhe guiden e specializuar ne keto ekspedita.
Ju duhet te keni veshur
·
Rroba
banjo
·
Atlete
te vjetra, te forta
Ju duhet te keni me vete
·
Peshqir
·
Rroba
te ngrohta per t’u nderruar
·
Sandale/Atlete
per t’i nderruar ne fund te udhetimit
Zhvillimi i kesaj ekspedite
varet thellesisht nga kushtet e motit.
Grupi duhet te
jete jo me i vogel se 8 persona dhe jo me i madh se 30 persona.
Kjo ekspedite
kushton 25 Euro/person dhe gjithcka me siper eshte e perfshire.
Ju duhet te keni makine te
pershtatshme qe te perballoje rruget disi te veshtira deri ne Kanion.
Nese nuk e keni nje makine
te tille, mos u shqetesoni. Ne sigurojme transportin Berat- Kanion vetem per 10
Euro/person.
! Cmimet e mësipërme janë pa
tvsh.
Nessun commento:
Posta un commento