10 maggio 2012

Axhenda e gjelber Shqiperi, Green Agend Albania

Mbi axhendën e gjelbër

 

 http://www.greenagenda.net/albania/

Axhenda e gjelbër është një metodë me pjesëmarrje për zhvillimin dhe zbatimin e strategjive e planeve lokale të zhvillimit të qëndrueshëm me një pjesëmarrje aktive të sektorëve të ndryshëm në komunitet lokale ku zhvillohet procesi. Metoda është mjaft speciale, krahasuar me procese të tjera me qëllim të ngjashëm, në së paku në tre aspekte kryesore: procesi nis me identifikimin e vlerave lokale sesa me problemet, pjesëmarrja në proces nuk është e kufizuar vetëm për ekspertët apo grupe të caktuara interesi por është e hapur për të gjithë, dhe si rezultat procesi është pronësi e popullsisë lokale.
Vlerat
Në fillim të punës në komunitet aktorët identifikojnë vlerat e komunitetit të tyre. Ideja është të fokusohet në ato gjera që banorët lokal janë krenar dhe të mos bazohet procesi në probleme. Shembuj të vlerave janë burimet lokale ujore (liqeni, lumi, uji i pijshëm) dhe trashëgimia natyrore (rrënoja të mbetjeve romake, muzeume, këngë dhe ushqime lokale). Natyrisht, vlerat mund të mos jenë ruajtur mire, gjë që mund të rregullohet në kuadër të hapave të axhendës së gjelbër.
Pjesëmarrje e gjerë
Procesi i axhendës së gjelbër është i hapur për të gjithë të interesuarit, edhe nëse janë ose jo ekspertë. Ne besojmë që çdokush që është aktiv në komunitet mund të kontribojë në suksesin dhe rezultatet e procesit, dhe duhet të aftësohet për të bërë një gjë të tillë. Kjo do të thotë ti kushtojmë më tepër rendësi ndërtimit të kapaciteteve lokale duke ju dhënë banorëve mjetet për të marrë pjesë efektivisht në proces dhe në zbatimin e veprimeve.
Pronësia vendore e procesit
Pas përzgjedhjes së 3-4 vlerave prioritare, grupet e punës do të formohen duke punuar mbi një nga këto vlera. Grupet analizojnë gjendjen e vlerave si dhe vijnë me idera për veprime dhe projekte në kuadër të një strategjie të pranuar. Të gjitha këto hapa janë ndërmarrë nga banorët vendas bazuar në prioritetet, nevojat dhe dëshirat e tyre. Si rezultat i kësaj ata janë tepër të motivuar për të zbatuar planet e tyre të shkruara në dokumentin e axhendës së gjelbër. Shpesh grupet e reja vendore kanë qëllim të shprehur zbatimin dhe monitorimin e zbatimit të planeve.
Sfondi
Koncepti i axhendës së gjelbër është zhvilluar për herë të parë në Rumani nga Milieukontakt dhe partneri i saj lokal Focus Eco Centre. Suksesi i kësaj përpjekje e bindi Milieukontakt që kjo metodë është një mjet i fuqishëm për të nxjerrë anët më pozitive dhe ndryshimet që zgjasin dhe duke e bërë vendin ku jetojmë më të mirë. Ideja e zbatimit të axhendës së gjelbër nis nga axhenda lokale 21, e prezantuar në konferencën e kombeve të bashkuara për Mjedisin dhe evoluar më pas në Rio de Janeiro më 1992. Megjithatë siç e kemi thenë axhenda e gjelbër nis me vlerat vendore natyrore dhe kulturore, dhe përqëndrohet në identifikimin e vlerave. Dhe faktorët ekonomik e natyror merren në konsideratë krejt normalisht.

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate