Parku kombëtar i Mavrovës përfshin shpatet jugore të Maleve të
Sharrit, një pjesë të Malit të Korabit si dhe Maleve të Deshatit,
Karçinit dhe Bistrës. Kjo sipërfaqe, relativisht e vogël, karakterizohet
nga një numër i madh majash dhe lartësish mbi 2000 metër të cilat
ndahen nga njëra tjetra me gryka dhe kanione të thella. Pika më e lartë
është ajo e Golem Korabit (mbi malin e Korabit), që përfaqëson pikën më
të lartë, si në Maqedoni edhe në Shqipëri, me një lartësi prej 2,764 m.
Pika më e ulët gjendet në zonën Boshkov Most (611 m) në daljen e lumit
Mala Reka në Radika. Burimi dhe rrjedha e sipërme e lumit Dlaboka Reka
dhe ujëvara e tij me emrin Proyfel (134 m) së bashku me kanionin që
formon ky lumë, kanioni i lumit Adzhina Reka, ashtu si Kanioni Barić mbi
Lumin Radika dhe fushat karstike në malin e Bistrës, janë veçanërisht
të bukura dhe përfaqësojnë mundësi të shkëlqyera për zhvillimin e
turizmit. Të tjera zona me vlera të veçanta panoramike përfshijnë
peizazhet në lokalitetet e Careva Češma dhe Tonivoda, me vështrim mbi
Masivin e
Korabit,
shpellat e Alilika dhe Kalina Dupka, ujëvarat dhe kaskadat natyrore mbi
lumenjtë Rostuška dhe Tresonečka, peizazhin e fshatrave Galičnik,
Lazaropole, Gari, dhe Tresonče, si dhe kullotat malore të dhenve në
malet Bistra dhe Deshat.
Hidrografia
Hidrografia e parkut kombëtar dominohet nga liqenet e ngrirë dhe nga
lumi Radika me përrenjtë që e ushqejnë atë. Liqeni i ngrirë në lartësinë
më të ulët është liqeni Lokuv në Malin Deshat, në lartesine 1,565,kurse
liqeni i ngrire ne lartesine me te madhe është ai që gjendet nën pikën e
Golem Korabit në 2,470 m. Lumi Radika dhe grykat, shpatet, shkëmbinjtë
dhe shpellat e tij ndajnë Malet e Bistrës, Korabit dhe Sharrit. Pjesa
kryesore e parkut kombëtar gjendet në luginën e lumit.
Flora dhe fauna
Bimësia e parkut kombëtar përbëhet nga mbi 1,000 specie bimësh të
larta, përfshirë edhe speciet e rralla dhe ato endemike. Edhe fauna e
Parkut Kombëtar është e shumëllojshme. Deri në ditët e sotme janë
regjistruar 140 specie shpendësh, përfshirë skifterin, shqiponjën,
shqipen e maleve, bufin e pyllit dhe bufin e madh. Këtu janë regjistruar
shumë lloje amfibësh dhe zvarranikësh dhe 38 specie gjitarësh, si
rrëqebulli, ariu i murrmë dhe macja e egër. Lokaliteti Brezovec, afër
fshatit Selce, është një pikë e shkëlqyer për vrojtimin e dhive të egra,
arinjve dhe maceve të egra.
Monumente kulturore
Parku përmban monumente kulturore si Manastiri i Shën Gjon Bigorskit,
ndërtuar në vitin 1020 dhe rindërtuar në vitin 1743, ku gjendet një
ikonostase e rrallë. Gdhendjet në drurin e arrës nga mjeshtrit e hershëm
Petre dhe Marko Filipovski në fshatin Gari, dhe Makarija Frchkovski në
fshatin Galichnik janë pamje që ia vlen t’i vizitosh. Pjesë e traditës
kulturore është edhe festivali i “Dasmës Galichnik” që mbahet
tradicionalisht në ditën e Shën Petrit më 12 korrik. Parku Kombëtar ka
një zyrë turistike e cila punon për promovimin e rajonit, monitorimin e
aktiviteteve turistike, marketingun e produkteve lokale dhe organizimin e
ekskursioneve dhe aktiviteteve të tjera turistike.
Nessun commento:
Posta un commento