29 marzo 2014

Alarmi i kreut të UNESCO: Berati rrezikohet nga ndertimet pa leje



Published on Mar 29, 2014
BERAT- UNESCO jep alarmin se Berati rrezikon të dalë nga lista e trashëgimisë botërore. Sinjali është dhënë nga drejtoresha e UNESCO-s, Irina Bokova gjatë një aktiviteti ndërkombëtar "Urat e Ballkanit flasin" të organizuar në qytetin e një mbi një dritareve. Ajo tha se ndërtimet e reja që po ngrihen nga banorët rrezikojnë qytetin e Beratit të humbë autenticitetin dhe vlerat e tij kulturore.

"Ne nuk jemi forca policore, por rasti më ekstrem është çregjistrimi nga lista e trashëgimisë botërore gjë që nuk është gjë e mirë për qytetin e Beratit. Ju mund të ndërtoni hotele dhe ndërtime të reja por të mos jenë në kundërshtim me vlerat kulturore të qytetit. Nëse dëmtohen, vlerat kulturore të qytetit nuk mund të ndërtohen më. Është bindja ime më e thellës, që popullsia lokale luan rol shumë të rëndësishëm për ruajtjen e gjithë këtyre vlerave", tha Bokova.

Bukova ka apeluar që vlerat kulturore të ruhen përballë presionit të zhvillimit.

"Mesazhi im është që trashëgimia kulturore të Beratit duhet të ruhet. Autenticiteti i vlerave kulturore duhet të ruhet sepse ekziston edhe presioni i zhvillimit", tha Bokova.

E pranishme në këtë aktivitet, ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro tha se trashëgimia kulturore ka qenë e rrezikuar vitet e fundit, teksa i referohet kalasë së Krujës.

Ky aktivitet pritet të vijojë edhe të dielën, ku në epiqendër të diskutimeve është mbrojtja dhe ruajtja e vlerave të trashëgimisë kulturore.

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate