25 marzo 2014

Sllovenia ofron bashkëpunim në fushat e zhvillimit urban dhe turizmit

Postuar më: 24 Mars 2014
Ministrja e Zhvillimit Urban dhe Turizmit Eglantina Gjermeni priti sot në një takim të vecantë Ambasadorin e Sllovesinë në vendin tonë Z. Bojan Bertoncelj, me të cilin diskutuan mundësinë e bashkëpunimit dypalësh në fushat e zhvillimit urban dhe turizmit.
Ministrja Gjermeni pasi e njohu ambasadorin me aktivitetet kryesore të Ministrisë, diskutoi mbi mundësitë kontrete të bashkëpunimit në sektorin e turizmit, kryesisht në fushën e promovimit përmes asistencës teknike në këtë drejtim. Palët ranë dakord për vendosjen e kontakteve mes operatorëve turistikë mes dy vendeve tona.
Ambasadori mirëpriti ftesën e Ministres për bashkëpunim, duke e informuar mbi mundësinë e bashkwpunimit në disa projekte konkrete në turizëm në zonat malore të vendit. Një tjetër fushë që Sllovenia mund të ofrojë asistencë është ajo e zhvillimit urban si menaxhimi i pasurive të patundshme, planifikimi hapësinor dhe menaxhimi i tokës bujqësore përmes sistemeve GIS (geodesic info.sys.).
Ministrja Gjermeni informoi ambasadorin për shpalljen së afërmi të konkursit për përgatitjen e logos dhe sloganit të Shqipërisë, për të cilin ambasadori tregoi interes të vecantë dhe premtoi pjesëmarrjen e kompanive sllovene të interesuara. http://turizmi.gov.al/al/newsroom/lajme/sllovenia-ofron-bashkepunim-ne-fushat-e-zhvillimit-urban-dhe-turizmit&page=1

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate