DISCOVER and LOVE ALBANIA. KRIJUAR për t'ju lehtesuar kerkimet e informacioneve rreth Shqipërinë Turistike .... MENDONI sikur i njihni bukurit qe ofron Shqiperia, KENI DèGJUAR për te dhe vendet e saja përrallore. Shqipëria nuk kujtohet vetëm në zemër, NE ju japim mundësin qe te njihni arteriet HISTORIKE & KULTURORE qe shtrihen ne token Shqiptare .
20 marzo 2014
Elbasan, fondi etnografise ne rrezik çatia e muzeut gati duke u shembur
Published on Mar 19, 2014
ELBASAN - Muzeu etnografik në Elbasan ka nevojë urgjente për restaurim, sidomos çatia dhe tavani i godinës. Drejtori i muzeut denoncon mungesën e restaurimeve prej 30 vitesh të godinës dhe shton se prania e lagështirës në ambientet e brendshme po vë në rrezik të gjithë fondin e rrallë që përmban ky muze.
Fondi i muzeut etnografik të Elbasanit rrezikon të shkatërrohet plotësisht. Prej rreth 30 vitesh në godinën, e shpallur monument kulture i kategorisë së parë, nuk është bërë asnjë restaurim. A1 Report sjell pamjet e degradimit të ambienteve të muzeut etnografik, ku siç duket nga pamjet pjesa më problematike është çatia dhe tavani, që rrezikojnë të shemben si pasojë e depërtimit të lagështirës.
Drejtori i muzeut, Kreshnik Belegu shprehet se çështja ka arritur deri aty sa janë të detyruar të mbrojnë ambientet e brendshme të muzeut me kova e legenë për të pritur shiun sa herë ka mot të keq.
Problem tjetër që ka muzeu Etnografik i Elbasanit është edhe pasurimi i tij i tij me veshje tradicionale.
Fondi i muzeut përbëhet nga 800 objekte të rralla historike, rreth 80 punime zejtarie të rralla dhe veshje popullore. Godina është restauruar pjesërisht në vitin 1983 duke e përshtatur atë nga një shtëpi e vjetër elbasanase në muze etnografik
Iscriviti a:
Commenti sul post (Atom)
Nessun commento:
Posta un commento