05 marzo 2014

Parku Kombëtar Divjakë-Karavasta, prezantohet Plani i Menaxhimit

Ne seminarin per parkun Kombetar Divjake Karavasta. Foto: Florian Abazaj
Ne seminarin per parkun Kombetar Divjake Karavasta. Foto: Florian Abazaj
TIRANË, 5 Mars/ATSH-Eriola Çuko/ – Parku Kombëtar Divjakë-Karavasta, një zonë e mbrojtur në një sipërfaqe prej 22 230 hektarë, është një zonë me rëndësi botërore për vlerat e biodiversitetit që mbart. Ndërkohë, vendosja e një sistemi për konserim dhe përdorim të qëndrushëm të këtij parku, bazuar në një plan menaxhimi të hartuar me pjesëmarrjen aktive të pushtetit vendor dhe palëve të interesusuara, si një model për zonat e tjera të mbrojtura, është objektiv i projektit të JICA, me financimin e qeverisë japoneze.Projekti JICA për menaxhimin e parkut Divjakë-Karavasta organizoi sot në Hotel Tirana International seminarin për prezantimin e draft planit të menaxhimit të parkut, metodologjinë e tij, por edhe për bashkëpunimin me pushtetin vendor, etj. Përfaqësues të zonave të mbrojtura në Shqipëri, përfaqësues të institucioneve të interesuara, donatorëve dhe projekteve që operojnë në Shqipëri në këtë fushë, etj, ishin të pranishëm në seminar.
Projekti JICA
Ginzo Aoyama, këshilltari kryesor i projektit të JICA, duke prezantuar draft-plan menaxhimin e Parkut Kombëtar Divjakë Karavasta, tha se periudha e zbatimit të Planit është për një periudhë 10 vjeçare, ndërkohë që në të do të aplikohen njohuritë dhe teknikat e planeve të menaxhimit të parqeve kombëtare në Japoni. Sipas tij, objektivat e këtij plani janë të përmirëspjë dhe mirëmbajë konservimin e diversitetit unik të habitatit natyror, florës dhe faunës, si dhe peisazhit të pasur. Krijimi dhe përmirësimi i infrastrukturës të bazuar në planin e faciliteteve, me synim rritjen e argëtimit të vizitorëve, është një tjetër objektiv i këtij plani, tha Aoyama. Ndërkohë, sipas tij, rëndësi e veçantë në projekt i jepet rolit të komuniteteve lokale dhe përfitimeve të tyre, por edhe masave për të zgjidhur problemet kritike dhe rreziqet që dëmtojnë Parkun. Rritja e përfitimit për komunitetet lokale nëpërmjet promovimit të formave të reja të aktiviteteve bujqësore dhe turizmit mjedisor për rigjallërimin e zonës, por edhe rritja e ndërgjegjësimit të tyre për nevojën për ruajtjen dhe përdorimin e qëndrueshëm të burimeve natyrore përmes edukimit mjedisor, janë objektiva të tjera të projektit.
Projekti i JICA në Parkun Kombëtar Divjakë-Karavasta ka nisur zbatimin në vititn 2012, me aktivitete të ndryshme të shtira gjatë 2 viteve, në bashkëpunim me pushtetin lokal ( 6 njësi) dhe grupet e interest (bujqësia, turizmi, etj).
Bejko: Planet e Menaxhimit të zbatohen
Zv. Ministrja e Mjedisit, Diana Bejko, e pranishme në seminar, ndërsa vuri në dukje se tashmë janë hartuar planet e menaxhimit të zonave të mbrojtura, tha se është domosdoshmëri zbatimi i tyre. Ministria e Mjedisit, sipas saj, po punon me donatorët, me qëllim thithjen e fondeve për zbatimin e këtyre planeve dhe mosmbetjen në letër. “Uroj që planet e menaxhimit të mos mbeten në letër dhe në formate të miratuara, por të zbatohen dhe të implementohen projektet që kanë impakt në rajone, aty ku ekosistemet kanë nevojë për rimëklëmbjen e tyre”, theksoi Bejko. Sipas saj, “janë pëergatitur 10 plane menaxhimi për zonat e mbrojtura dhe 10 të tjera janë në proces pregatitjeje, 6 prej të cilave me fonde të BE”. Ndërkohë, sfidë mbetet zbatimi i planeve të menaxhimit, përdorimi i zgjuar i burimeve natyrore, forcimi i kapaciteteve për zbatim të mirë të praktikave për mbrojtjen e zonave të mbrojtura. “Projekti i JICA ëshë një risi për Shqipërinë, pasi ky plan menaxhimi do të adresojë drejtpërsëdrejti nevojat e grupeve të interest, që tashmë janë përfshirë dhe kanë adresuar problemet e tyre”, theksoi Bejko. Ajo u ndal tek moratorium për gjuetinë, duke e konsideruar atë masë që do të ndikojë për krijimin e kushteve për zbatimin e praktikave të kuadrit ligjor kombëtar dhe në të njëjtën kohë, për rimëkëmbëjen e populllatave të faunës së egër.
Zv.ministrja u ndal gjithashtu edhe në arritjet e deritanishme në fushën mjedisore duke vënë në dukje përafrimin e legjislacionit mjedisor më atë të Bashkimit Evropian, por edhe zgjerimine rrjetit të zonave të mbrojtura në vend. “Progresi raporti i fundit nga BE vë në dukje se legjislacioni është transpozuar në masën 98 %, një tregues ky i përmbushjes së kuadrit ligjor për mbrojtjen e mjedisit. Po kështu, kurba në rritje për zgjerimin e rrjetit të zonave të mbrojtura, që aktualisht është 16 % të sipërfaqes së territorit shqiptar, është indikator i interesit të qeverisë shqiptare për shpalljen e zonave të reja të mbrojtura dhe zgjerimin e atyre ekzistuese”, u shpreh Bejko.
Në rrjetin e gjerë të zonave të mbrojtura, ajo përmdndi sistemet ligatinore të njhura për  potencialet ekologjike, natyrore, social-kulturore, si Liqenet e Prespës, Laguna e Karavastasë, Liqeni i Shkodrës, Butrinti, etj. Po me kaq rëndësi, sipas saj, është dhe shpallja e zonës së parë të mbrojtur detare në Shqipëri, parkun kombëtar detar i Sazan-Karaburunit.
Parku Kombetar Divjakë-Karavasta
Parku Divjakë-Karavasta ka një shtrirje prej 22.230 hektarë, prej të cilave 1200 hektarë janë pyll me pisha. Divjaka është një nga vendet më të bukura dhe të preferuara për pushuesit përgjatë bregdetit Adriatik. Zona është e përshtatshme turizëm, kërkime shkencore dhe studime të ndryshme, ëpr shkak të karakteristikat biologjike dhe shkrirjes me biodiversitetin ekologjik.
Parku është edhe zonë Ramsar, sipas Konventës së ramsarit si ligatinë me rëndësi ndërkombëtare, e shpallur që prej vitit 1995. Zona është përzgjedhur për vlerat e biodiversitetit, ekologjike, botanike, zoologjike dhe hidrologjike, veçanërisht të lidhura me dimërimin dhe mbarështimin e shpendëve, si dhe me prezencën e llojeve të një të rëndësie globale.
Parku karakterizohet nga nga një pasuri floristike, dominuar nga pylli me pisha mesdhetare shoqëruar me shkurre të dendura.  Në brendësi të tij gjenden dy bimë endemike të rralla, e para është një lloj orkide e quajtur (orchis albanica) dhe një hibrid ndërmjet dy lloje orkidesh (Orchisxpaparistoi), të cilat gjenden vetëm në pyllin e Divjakës. Mozaiku i përbërë nga pisha të buta dhe të egra, dëllënja,mërsina, frashëri,lisi dhe shumë lloje të tjera bimësh, krijojnë një peisazh unik.
Parku karakterizohet gjithashtu nga një pasuri fanistike si rezultat I habitateve të larmishme, që përdoren për folenizim dhe çiftëzim të një numri shpendësh uji dhe me status të rrezikur.  Ndër llojet përfaqësuese të tyre janë pelikani Kaçurrel, i cili shumohet në të vetmin vend në Shqipëri, në një ishull të vogël brenda në lagunën e Karavastasë.
Por, zona e Parkut vlerësohet edhe për rëndësinë ekonomike dhe turistike të saj. Ndër burimet kryesore të zonës janë bujqësia, peshkimi dhe turizmi./a.g/  http://www.ata.gov.al/parku-kombetar-divjake-karavasta-prezantohet-plani-i-menaxhimit-68547.html

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate