13 marzo 2014

Durrës: Vendosen shenjat treguese të monumenteve, punohet për zyrat e informacionit turistik

Shenjat turistike ne monumentet historike dhe arkeologjike të Durrësit Foto Gezim Kabashi 1DURRËS, 13 mars /ATSH-Gëzim Kabashi/. - Monumentet historike dhe arkeologjike të Durrësit kanë tashmë shenjat turistike, të cilat i shërbejnë informimit të vizitorëve vendas dhe të huaj. Instalimi i tyre ka përfunduar këto ditë, pas realizimit të projektit Tur.grate 2, i emërtuar “Aksione të integruara për zhvillimin e turizmit të qëndrueshëm”. Ndërkaq, bashkia e qytetit po punon për ngritjen e Zyrave të informimit turistik.
     Burime zyrtare nga kjo bashki bënë të ditur për ATSH-në se pranë monumenteve historike dhe arkeologjike janë vendosur 22 shenja treguese turistike, të cilat përshkruajnë në gjuhët shqip dhe anglisht disa nga të dhënat kryesore të objekteve. Në kuadër të këtij projekti që bashkëfinancohet nga Bashkimi Evropian dhe bashkia e qytetit, janë instaluar edhe tre shenja drejtuese për objektet e trashëgimisë kulturore dhe tre harta  të qytetit, të vendosura në pikat kyçe të trafikut në Durrës.Shenjat turistike ne monumentet historike dhe arkeologjike të Durrësit Foto Gezim Kabashi
     Sipas burimeve të bashkisë, sistemi do të bazohet në një përmirësim të cilësisë të paketave turistike, të destinuar ndaj tregut dhe mbi të gjitha në ruajtjen dhe zhvillimin e burimeve kulturore, natyrore dhe historike. Tashmë puna e bashkisë është përqëndruar në ngritjen e Zyrave të informimit turistik, duke kërkuar mundësi bashkëpunimi edhe mes aktorëve në fushën e Turizmit, promotorë të zhvillimit ekonomik të qytetit me pasuri mijëravjecare.
Durrësi ka një histori thuajse 3000-vjeçare dhe një pjesë e monumenteve të tij janë zbuluar në gjysmën e dytë të shekullit të kaluar. /a.ke/ http://www.ata.gov.al/durres-vendosen-shenjat-treguese-te-monumenteve-punohet-per-zyrat-e-informacionit-turistik-74270.html

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate