GJIROKASTER - Kjo është mësuar gjatë një takimi të organizuar nga Ministria e Turizmit, në qytetin e Gjirokastrës me përfaqësues të zyrave turistike, pushtetit vendor, apo dhe operatorë të ndryshëm turistik.
Sipas zv Ministrit të Turizmit Alfred Dalipi, procesi i ligjit te ri të turizmit, synon përqasjen e legjislacionit me vendet e rajonit dhe njëkohësisht synon standartizimin e tregut të turizmit. “Ky si proces do të sjellë garanci në ushtrimin e biznesit dhe dhënies së garancive maksimale për konsumatorin. Ligji i ri është asistuar nga organizma ndërkombëtarë dhe arrin të sjelli elementë të pa ushtruara në biznesin e turizmit dhe do të ushtrojë ndikimin e vet në të gjithë territorin e vendit tek tur-operatorët, apo dhe objektet e hotelerisë apo dhe guidave turistike.” tha Dalipi.
Për zv ministrin Dalipi, standartizimi dhe certifikimi i të gjitha subjekteve dhe operatorëve turistikë që ushtrojnë veprimtarinë e tyre në fushën e turizmit, do të jetë një proces pa kthim.
Redaksia online
(e.c/shqiptarja.com)
- See more at: http://www.shqiptarja.com/aktualitet/2731/ligji-i-turizmit-dalipi-synohet-standardizimi-i-operator-ve-turistik--204182.html#sthash.I0HU1cOi.dpuf
Nessun commento:
Posta un commento