Në prag të nisjes së sezonit turistik, ministrat Gjermeni dhe Haxhinasto kanë nisur koordinimet e para për planin e masave për ruajtjen e rrugëve ndaj ndërhyrjeve të paligjshme. (er.cu/BalkanWeb)
---------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------
Haxhinasto: Masat administrative për sigurinë rrugore do të 10-fishohen
TIRANE 21 Mars /ATSH/- Ministri i Transportit dhe Infrastrukturë, Edmond Haxhinasto deklaroi të premten se do të ketë masa penale dhe administrative për çdo ndërhyrje të paautorizuar në sistemin rrugor.
Në tryezën e zhvilluar “Koordinimi për mirëmbajtjen e rrugëve”, Haxhinasto tha se në rreth 3700 km rrugë që ka i gjithë vendi janë mbi 3500 ndërhyrje të paligjshme që do të thotë se në çdo km rrugë afërsisht ka një ndërhyrje të paligjshme.
Një pjesë e konsiderueshme e tyre, rreth 30 % tha ai, janë karburante. “Ka 1000 pika furnizimi me karburant, vetëm 10 % e tyre janë me leje”, tha ministri. Ai bëri të ditur se ka nisur procesi i hartimit të masave për të ndërhyrë në këtë drejtim, me qëllim që edhe ky sektor kaq i rëndësishëm të standartizohet, sipas normave europaine.
Sipas kreut të transporteve, përgjegjësia është shumë e madhe për ata që kanë dhënë lejet e përkohshme, dhe për ata që i kanë ndërtuar pa leje. “Kemi filluar hartimin e një koncepti dhe standardi për këtë qëllim, i cili do të normalizojë situatën në rrugët e vendit, që edhe ato pika karburanti që do të kualifikohen, sipas standardit të kenë gjithë parametrat e hyrjes dhe daljes në rrugë, me qëllim që në asnjë rast të mos kompromentojnë jetën e njërëzve”, theksoi ndër të tjera ministri Haxhinasto.
Duhen respektuar rregullat për distancat e ndërtimit nga rruga, tha ai, me qëllim që perimetri i rrugës të ruhet i paprekur, që është 60 m për autostradat, 40 m për ato interurbane kryesore dhe 30 m për ato interurbane dytësore.
Ndërhyrjet direkte në elementët e sigurisë së rrugëve, në elementë të sinjalistikës, përkthehen në një rrisk shumë më të lartë për përdoruesit e rrugës dhe për kalimtarët që përdorin rrugën.
Ndërhyrjet direkte në elementët e sigurisë së rrugëve, në elementë të sinjalistikës, përkthehen në një rrisk shumë më të lartë për përdoruesit e rrugës dhe për kalimtarët që përdorin rrugën.
Sipas tij, ka një plan kombëtar për sigurinë në rrugë dhe ndër kryemasat e tij, është ruajtja e elementëve të sigurisë së rrugës dhe sinjalistikës, drejtpërdrejt të lidhura me sigurinë e personit. Masat adminstrative që ka paketa jonë do të 10 fishohen për të gjithë ata që ndërhyjnë në mënyrë të paautorizuar në elementët e sigurisë dhe sinjalistikës.Masat, informoi ai, do të jenë gjthashtu edhe penale.
Haxhinasto informoi se masat penale variojnë nga 3-7 vite burg për personat që ndërhyjnë në mënyrë të paautorizuar në rrugë. Sfida për sigurinë rrugore, informoi ai, kërkon angazhimin e të gjitha institucioneve, duke nisur nga Autoriteti Rrugor, Inspektoriati i Ndërtimit, drejtoritë rajonale për mirëmbajtjen e rrugëve, përfaqësuesit e qeverisë nëpër qarqe, etj. “Nuk do të pranojmë asnjë standard më të keq se sa ai i BE, për sigurinë në sistemin rrugor shqiptar”, theksoi Haxhinasto.
Edhe ministrja e Zhvillimit Urban dhe Turizmit, Eglantina Gjermeni thekoi në fjalën e saj rëndësinë e rritjes së sigurisë rrugore. Ajo kërkoi hartimin e një plani kombëtar për t’u rikthyer sigurinë qytetarëve dhe besimin te institucionet. Gjermeni vuri theksin në rritjen e sigurisë rrugore sidomos në akset rrugore turistike./a.gjonaj/f.n/ http://www.ata.gov.al/haxhinasto-masat-administrative-per-sigurine-rrugore-do-te-10-fishohen-79774.html
Nessun commento:
Posta un commento