18 marzo 2014

Historia e një kalaje të braktisur



Madhështia i dallohet ende nga lartësia e satelitit. Forma, kullat e gjithçka tjetër që lartëson ende kalanë e Vigut. Rruga drejt fshatit Vig, rreth 99 km nga Tirana dredhon e ndarë, një pjesë e mirë është e shtruar ndërsa tjetra jo.

Tabelat orientuese mungojnë, çka e bën jo pak të vështirë orientimin nëse nuk pyet se ku ndodhet fshati.

Edhe me e veshtire eshte gjetja e kalase... Pa shoqerues ta arrish eshte e pamundur. Nje aventure e koklavitur ne shteg pa shteg, mes lumenjsh qe hedhin kryet kudo e qe duket sikur te nxjerrin serisht ne te njejtin vend...

Pas minutash te tera kalaja monument kulture shfaqet shtrirazi ne fushes e Vigut.

Ajo mendohet te jete ngritur diku mes fundit te shekullit te trete dhe fillimit te atij te katert siç zbulon eksperti dhe studiuesi i njohur i fortifikimeve, profesor Gjerak Karaiskaj...

Kalaja fushore romake, siç jane edhe disa te tjera te tilla ne Shqiperi, ne ate kohe ishte pjese e rrugeve te rendesishme tregetare qe kalonin permes ketij kryqezimi Shkoder - Orosh dhe Lezhe - Puke - Prizren.

Pavaresisht shekujeve ajo mbetet e tille ende edhe sot..Vigun e kap Shkodra,qindra metra me tej nis zona e Lezhes e balltazi ajo e Pukes, ndersa dikur e perfshinte Mirdita....

Nga karvanet e dikurshem sot ska me asgje... e kalaja e Vigut duket e mbytur nga heshtja dhe vetmia.

Prej vitesh tashme, nje pjese te kalase vazhdojne ta marrin perroi i Vomit dhe lumi i Gjadrit qe kalojne shpeshti ne kete vend sidomos gjate periudhes se dimrit. Nje pjese muresh kane rene, te tjeret po grryhen gjithnjee me shume.

"Gjate demokracise eshte lene ne harrese te plote, gjate demokracise kjo eshte trajtu vetem si nje grumbull guresh , sikur nuk mbart asnje vlere historike. Nderhyrja restauruese ne kala eshte e domosdoshme pasi mund te terheqi edhe vemendjen e turisteve dhe te ndikoje ne zhvillimin e zones", shprehet një banor vendas.

Degradimi eshte i madh edhe ne pjeset e tjera te kalase. Mosnderhyrja dallohet kudo me gjurmet e kohes qe jane shtrire si rrenje vdekjeprurese mbi muret shekullore...

"Te kalaja, e verteta eshte qe nuk e ruajme te vjetren , ne gjithe boten te gjithe i ruajne gjerat e vjetra, ne nuk e di pse , nga mos pasuria , nga mos dashuria se nuk e njohim mire historine sikurse jemi te gjithe shqiptaret them une, nuk e di sepse . Mire eshte te behet te rregullohet te jete nje vend i bukur. sikurse keni bere gjithe rrugen per te ardhur ketu per mire, shpresoj se dikur tjeter te beje diçka , t'i jape njje fije mireqenie ketij vendi", shprehet një tjetër banor vendas.

Ka patur te tjere qe kane ndihmuar ne shkaterrim duke i shkulur historine, duke hequr gure nga muri i kalase per t'i perdorur me pas sipas interesit të tyre, për t'i ngulur me pas me llac e tulla ne ndonje shtepi moderne a mur te rendomte rrethues... Ky eshte fati qe ka ndjekur e ndjek shume monumente te tilla...

"Kalaja para disa kohesh ka qene me mure te larta, deri ketu ku jemi ne kane qene. Kalaja ka qene me e mbajtme , me mure me te bukura , me te mira. Ka pasur nje fotografi teper te pashme si kala. Per si kala eshte histori e vjeter, une e mbaj mend shume mire se une kam pas rujt bagetite kesaj fushes ketu komplet dhe dilja ketu dhe shikoja komplet vendin ketu, fusha Vig, dmth dhe si kala kena pas ardh dite per dite ne kete vend ketu", thotë një bari i zonës për "Shqipërinë Tjetër".

Në kalane e Vigut nuk kane munguar as ata, ethemedhenjte e arit qe kane germuar vende vende pergjate territorit te saj.

Banoret qe kane nje mikepritje e qytetari te rralle jane perpjekur shpeshmi qe ta mbrojne, por qenja e saj jo afer fshatit e ka bere te pamundur shmangjen e sulmeve te tilla.

"Do te thote qe per zonen eshte nje gje me vlere. Investime ka pas pak. Te pakten nje rruge qe te vije ketu eshte e domosdoshme te pakten per momentin, kurse masanej ju po e shifni vete sesi eshte realiteti i punes , ketu gjendja e saj eshte shume shume e padeshirueshme per zonen dhe vendin ku jetojme", shprehen në Vig.

Dora e fundit restauruese eshte vene vetem gjate sistemit te shkuar, ku siç thone banoret jane bere edhe kerkime, qe atehere e deri me sot asgje...veç rrenim e shkaterrim pafund.

Banoret tregojne se hera-heres vijne edhe turiste shqiptare e te huaj. Ngrene kampingje e qendrojne ketu disa dite.

Me pas largohen jo pa keqardhje per gjendjen e sotme te kalase. Ne nje situate tjeter ajo do te ishte nje resurs i jastezakonshem per fshatin qe sot eshte tkurrur nga 300 shtepi ne vetem 35 te tilla.

Maje kodres qendron i vetem 1 nga 5 lapidaret e dikurshem te heronjeve te Vigut .... te tjeret u hodhen ne ere gjate viteve te ethshme 96 - 98... i rrjepur edhe ai duket sikur hedh shikime tejmi ne horizontin po aq te perhumbur e te harruar si historite e zones.

Poshte edhe nje qender shendetesore qe hesht e drobitur, e banoret puntore qe te ndare ne tre lagje perpiqen te sigurine mes hallesh mbijetesen e tyre...

Ne Vig tek disa banore gjen ende shprese, tek te tjeret jo, ndoshta sepse jane te lodhur nga premtimet per ndryshimet qe nuk vijne kurre.

Fundja, thonë ata, fjalet jane menyra me e mire per te bere politike ne Shqipëri...pak rendesi ka nese me pas ato realizohen ose jo.... / Top Channel

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate