28 marzo 2014

Shqipëri-Tunizi, bashkëpunim në fushën e turizmit

Ministrja e Zhvillimit Urban dhe Turizmit Eglantina Gjermeni priti sot në një takim të vecantë Ambasadorin e Tunizisë, resident në Athinë, Z. Arek Saadi. Mundësia për bashkëpunim mes dy vendeve tona në fushën e turizmit, ishte kryefjala e takimit. Palët diskutuan mbi mundësinë e nënshkrimit të një marëveshjeje e cila do ti shërbente zhvillimit të këtij sektori me potencial për të dy vendet. Shkëmbimi i informacioneve dhe përvojave mes dy vendeve do ti shërbente partneritetit publik dhe atij privat mes dy vendeve. Gjatë bisedës u ra dakord për vendosjen e mardhënieve të bashkëpunimit edhe midis Agjensive Kombëtarë të Turizmit të dy vendeve tona nëpërmjet pjesëmarrjes në panaire dhe veprimtarive promovuese të turizmit. Turizmi në Tunizi ofron 6.5% te GDP-së së vendit dhe ofron 340 mijë vende pune. Ambasadori u shpreh pozitiv edhe sa I takon bashkëpunimit me Institutin e Lartë të Studimeve Turistike në Tunizi I cili ofron trajnim të burimeve njerëzore për punonjësit e sektorit të turizmit.  http://www.turizmi.gov.al/al/newsroom/lajme/shqiperi-tunizi-bashkepunim-ne-fushen-e-turizmit

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate