22 marzo 2014

Vlorë: Turizëm, një projekt për bregdetin e Pishë Poros

Bregdeti i Pishe Poros, Vlore
Bregdeti i Pishe Poros, Vlore
Vlorë, 22 mars/ATSH-Harilla Koçi/.-Bregdeti i Pishë Poros, 25 km në veriperëndim të qytetit të Vlorës, është bërë pjesë e projekteve që do ta shndërrojnë atë në një zonë të zhvillimit të turizmit elitar.
Mes tyre përfshihet një projekt i miratuar edhe nga Këshilli i Rregullimit të Territorit i Republikës(KRRTRSH), që synon të krijojë një hapësirë të turizmit intensiv elitar në një sipërfaqe të përgjithshme prej 1700 hektarësh në këtë bregdet.
Burime zyrtare të komunës Novoselë që administron këtë pjesë të bregdetit, thanë për ATSH-në se, projekti parashikon ndërtimin e një strukture turistike të zhvilluar dhe bashkëkohore, fshatra turistikë, porte jahtesh, objekte çlodhëse dhe argëtuese. Pjesë e këtij masterplani është edhe ndërtimi i fshatrave turistikë në një sipërfaqe prej 700 hektarësh.
Ky projekt i rëndësishëm, vlerësohet nga specialistët se do t’i japë një impakt të fuqishëm zhvillimit dhe perspektivës së zonës. Por, ky fakt do të ndikojë edhe në përmirësimin e mjedisit social. Kjo, veç të tjerash edhe për faktin se për konkretizimin e projektit është përllogaritur një fuqi punëtore prej më shumë se 10 mijë personash, çka do të ndikojë në zgjidhjen e mjaft problemeve sociale të komunitetit.
Muaj më parë, Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka nisur ndërtimin e infrastrukturës rrugore që lidh disa fshatra të kësaj zone me aksin kombëtar Vlorë-Fier, si dhe me vetë bregdetin ku është parashikuar zbatimi i projektit të mësipërm.
Bregdeti i Pishë Poros, përbëhet nga një zonë e alternuar me brez të gjerë rëre dhe pyje halorë, ndërkohë që aktualisht ai është tërësisht i virgjër për shkak të mungesës së investimeve./k.s/a.g/ http://www.ata.gov.al/vlore-turizem-nje-projekt-per-bregdetin-e-pishe-poros-80468.html

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate