Në kuadër të vizitës zyrtare që po zhvillon në Kroaci në datat 20-21 mars, Ministri Bushati mori pjesë në hapjen e ekspozitës fotografike me titull "Shqipëria-Kroacia: një e ardhme e përbashkët".
Gjatë fjalës së tij përshëndetëse, pasi vlerësoi marrëdhëniet e shkëlqyera dypalëshe, ministri Bushati u shpreh se : "Mesazhi i kësaj ekspozite fotografike - Shqipëri/Kroaci një e ardhme e përbashkët - është njëherazi mesazhi kryesor i vizitës time në Kroaci".
Fotografitë e paraqitura në ekspozitë nga artistët Alket Islami dhe Nenad Rebersak, sjellin më pranë publikut Shqipërinë dhe Kroacinë si dy vende atraktive në hapësirën mesdhetare.

Pasi përshëndetën rolin e çmuar të këtij komuniteti të vjetër dhe të konsoliduar në Kroaci, Ministri Bushati dhe të pranishmit shkëmbyen mendime lidhur me arritjet dhe sfidat e proceseve integruese të Shqipërisë dhe Shqiptarëve. http://www.punetejashtme.gov.al/al/zyra-e-shtypit/lajme/ministri-bushati-ne-kroaci-shqiperia-kroacia-nje-e-ardhme-e-perbashket
Nessun commento:
Posta un commento