23 marzo 2014

Vlore; Gërmimet, dëmtohet bregdeti i Zvërnecit

Demet ne bregdetin e Zvernecit, Vlore Foto Harilla Koçi 3
Vlorë, 23 mars/ATSH-Harilla Koçi/.-Masakra mjedisore, nisi në Zverrnec, muaj më parë, kur automjete të rënda të një firme ndërtimi, shkaktuan një katastrofë  mjedisore, në një nga kodrat e bregdetin të Zvërnecit, vetëm 7 km në veriperëndim të qytetit të Vlorës.
Për disa javë, në këtë kodër të mbuluar me ullinj dhe pemë frutore, në një zonë të virgjër, pranë varrezave të fshatit, u punua pa ndërprerje për të marrë material për ndërtimin e një segmenti rrugor disa kilometra në verilindje të  Vlorës. Pasojat e këtij veprimi duken qartë.
Demet ne bregdetin e Zvernecit, Vlore Foto Harilla Koçi 2
Në komunën Qendër, që administron këtë zonë, thonë se, gërmimet u realizuan pa asnjë leje dhe në kundërshtim të plotë me standardet që janë përcaktuar për menaxhimin e këtij bregdeti, por nuk mjafton ky shqetësim, pasi sipas banorëve të zonës, ka patur edhe tentativa të tjera për gërmime nga persona e subjekte të caktuara, por që janë bllokuar në mënyrë individuale.
Sipas banorve, nese ku fenomen nuk ndalohet nga atoritetet, nuk përjashton mundësinë që në të ardhmen,dukuria të përsëritet duke shkaktuar edhe pasojat të pariparueshme.

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate