21 marzo 2014

Ministria e Kulturës përzgjedh 68 projektet që do të mbështesë në fushën e artit, kulturës e trashëgimisë

Posted on 15:01 - 21 Mars 2014 by 


Ministria e Kultures
Ministria e Kultures
Tiranë, 21 Mars/ATSH/.- Ministria e Kulturës do të mbështesë në mënyrë të pjesshme ose të plotë 68 projekte në fushën e artit, kulturës dhe trashëgimisë kulturore. Zyra e shtypit të MK-së bën të ditur sot se “fondi i akorduar për projektet është rreth 40 milionë lekë të reja, ndërsa projektet fituese u përzgjodhën nga një kolegjum të përbërë nga nëpunës të mesëm dhe të lartë të Ministrisë së Kulturës”.
“Në 15 Janar 2014, Ministria e Kulturës shpalli thirrjen për projekt-propozime në fushat e artit, kulturës dhe trashëgimisë kulturore. Kjo thirrje u mbyll në datën 14 shkurt 2014, ndërkohë që ditën e djeshme në 19 mars u mbyll edhe procesi përfundimtar i vlerësimit të projekt-propozimeve të paraqitura”, theksohet në njoftimin e Ministrisë së Kulturës.
Kolegjumi i përbërë nga nëpunës të mesëm dhe të lartë të Ministrisë së Kulturës gjatë ushtrimit të funksioneve kolegjale shqyrtoi 247 projekt-propozime nga të cilat përzgjodhi 68, në bazë të kritereve të shpallura në udhëzuesin që shoqëroi thirrjen për projekt-propozime, të cilat janë: cilësia dhe origjinaliteti, qartësia dhe besueshmëria realizuese, qëndrueshmëria dhe vazhdimësia, impakti dhe përputhshmëria me prioritetet e Ministrisë së Kulturës, duke veçuar këtu edukimin përmes artit dhe kulturës, përkrahjen e të rinjve, duke filluar nga potenciali i tyre krijues e deri tek punësimi i tyre, rritjen e audiencave dhe shtrirjen gjeografike dhe aftësia për të thithur fonde nga burime të tjera.
Gjatë procesit të vlerësimit kolegjumi u konsultua edhe me ekspertë të jashtëm të fushave të ndryshme. Projektet e përzgjedhura do të mbështeten në mënyrë të pjesshme ose të plotë nga Ministria e Kulturës./k.s/ http://www.ata.gov.al/ministria-e-kultures-perzgjedh-68-projektet-qe-do-te-mbeshtese-ne-fushen-e-artit-kultures-e-trashegimise-79860.html

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate