Postuar më: 04 Mars 2014
Drafti paraprak i Ligjit për Turizmin diskutohet në Gjirokastër me përfaqësues të pushtetit vendor, sektorit privat, shoqërisë civile, dhomës së tregtisë, ekspertëve dhe përfaqësues të Universitetit “Eqerem Çabej”.
“Ky takim e kthen qytetin e Gjirokastres në qendër të vëmendjes si një destinacion kryesor turistik, u shpreh kryetari i Bashkisë Flamur Bime, duke vlerësuar se drafti plotëson kërkesën e përhershme për një zhvillim të qëndrueshëm, me standarde të çertifikuara, rregulla të qarta, dhe angazhime konkrete për mbrojtjen e konsumatorit dhe mbrojtur vlerat e trashëgimisë kulturore”.
Edhe Prefektja e Qarkut të Gjirokastrës Zaimira Rami u shpreh se burime të shumta turistike të vendit dhe Gjirokastra në veçanti kanë nevojë për më shumë standarde.
Diskutimet në Gjirokastër u ndoqën nga Zv.Ministri z. Dalipi, i cili vlerësoi se rishikimi i ligjit është një nga angazhimet e marra nga qeveria shqiptare për të standardizuar, çertifikuar dhe për ti dhënë më shumë garanci konsumatorit dhe më shumë siguri tregut të turizmit në Shqipëri.
Qyteti i Gjirokastrës mbyll siparin e takimeve të zhvilluara në qarqe të ndryshme të vendit lidhur me takimet për rishikimin e kuadrit ligjor të turizmit. Projektligji sjell një risi përsa i përket çertifikimit të guidave turistike, dhe shumë prej diskutantëve shprehën opinione pozitive lidhur me nenet që trajtojnë guidat turistike. http://turizmi.gov.al/al/newsroom/lajme/grupet-e-interesit-ne-gjirokaster-vleresojme-certifikimin-e-guidave-turistike&page=1
Nessun commento:
Posta un commento