VLORË, 5 mars/ATSH-Harilla Koçi/.- Bruno, një 45 vjeçar nga Roma që kaloi pak ditë në bregdetin e Dhërmiut verën e kaluar, më thoshte një mëngjes gushti se, në atë mjedis të këndshëm kishte diçka që nuk shkonte. “Kur bëj shetitjen e mëngjesit për të marr ajrin e pastër, ndjej një erë të rëndë. Nuk e di pse ndodh kjo”, shprehej ai, teksa qëndronim në një nga lokalet buzë detit.
Në të vërtetë, në periudhën e pikut të pushuesve në Dhërmi, që përkon me muajin gusht, ndodh shpesh që atmosfera mëngjesore mbushet me një erë te padurueshme per natyrën e detit. Ajo e ka një shkak; mungesën e kanalizimeve të ujrave të zeza. “Këtu mungojnë kanalizimet. Asnjëherë nuk kanë ekzistuar prej kohës që ka nisur të shfrytëzohet ky bregdet”, thotë P.D., specialist në këtë fushë. Ai tregon se, në kushtet e mungesës së sistemit të kanalizimeve, hotelet dhe lokalet që janë ndërtuar dhe funksionojnë këtu, përdorin gropat septike. Është një mënyrë mjaft e thjeshtë dhe pa kosto financiare, që sipas specialistit, aplikohet nga të gjitha subjektet. Por, njëkohësisht është edhe një burim ndotjeje për bregdetin dhe vetë plazhet. Kjo, pasi këto gropa shërbejnë vetëm si një vend për grumbullimin e përkohshëm të mbetjeve organike njerëzore, nuk janë aspak hermetike dhe…pasojat merren lehtë me mend (!!!!. ..). Ato pastrohen nga autobotët që faturohen nga pronarët e subjekteve për këtë qëllim, por që nuk ofrojnë garancitë dhe kapacitetet e duhura. Ndodh shpesh që, procesi i pastrimit të gropave septike, që zakonisht realizohet natën, të shoqërohet me pasoja të tjera, ndërkohë që mjetet që janë në dispozicion, nuk arrijnë të përballojnë ngarkesën, veçanërisht në muajin gusht. Në këto kushte, ka ndodhur që këto mbetje organike njerëzore të përfundojnë në det…..(!). Situata është e njëjtë përgjatë gjithë bregdetit të Himarës, që nis nga Dhërmiu. Ajo ndryshon vetëm në qytetin e Himarës, ku po bëhet edhe një investim tjetër në këtë drejtim, për plotësimin e sistemit të kanalizimeve në përputhje me standardet e duhura.

Përballë kësaj situate, specialistët shtrojnë domosdoshmërinë e plotësimit të bregdetit me infrastrukturën e duhur të pastrimit të ujrave të zeza. Në bashkinë e Himarës thonë se, kostoja e një projekti të tillë është e jashtëzakonshme dhe e papërballueshme jo vetëm për kapacitetet e qeverisjes vendore, por edhe më gjerë….
-Cila është zgjidhja?-
Por edhe në këtë drejtim mund të gjenden zgjidhje, madje, sipas praktikës bashkëkohore. Specialistë të Agjencisë së Zhvillimit Ekonomik Lokal (AULEDA), thonë për ATSH-në se, sistemi i filtrimit dhe pastrimit të ujrave të zeza me metodën e “Fitodepuracionit” (që ka në bazë pastrimin përmes bimësisë), është mjaft efektiv dhe me kosto financiare të përballueshme për subjektet. “E kemi aplikuar këtë metodë bashkëkohore në fshatin Nartë dhe ka rezultuar mjaft e suksesshme”, thotë drejtoresha e kësaj Agjencie, Mirela Koçi.
Mënyra e zgjidhjes është mjaft e thjeshtë. Të gjitha kanalizimet e hoteleve dhe restoranteve mund të orientohen në një gropë të pëbashkët, e cila pasohet me një vaskë të pajisur me bimësinë e nevojshme (fragmitet) dhe një gjeomembranë që realizojnë filtrimin. Mjaftojnë këto që ujrat e zeza të shndërrohen në ujra të zakonshme që mund të derdhen në det, duke mos shkaktuar asnjë pasojë mjedisore, ose mund të përdoren madje edhe për nevoja konsumi e higjieno-sanitare. Është një sistem me një kosto financiare që maksimalisht nuk e kalon vlerën e 40 mijë USD dhe që duke e ndarë në 10, apo 20 subjekte, është krejtësisht i përballueshëm. Kështu parandalohet një burim i rrezikshëm ndotjeje, ndërkohë që vetë operatorët kursejnë edhe vlerat e mëdha financiare që u nevojiten për të prenotuar autobotët, por që bëjnë vetëm një “pastrim mekanik” të gropave septike. /a.ke/ http://www.ata.gov.al/vezhgim-vlore-mungesa-e-kanalizimeve-ne-bregdetin-e-himares-burim-ndotjeje-per-plazhet-68082.html
Nessun commento:
Posta un commento