Ministria e Zhvillimit Urban dhe Turizmit në bashkëpunim me Qendrën për Edukim Ekonomik dhe Biznes njoftojnë çeljen e proçedurave të pranimeve për trajnimin intensiv për udhërrëfyes turistik.
Me anë të këtij trajnimi synohet konsolidimi i standardeve të shërbimeve turistike në këtë fushë.

Dosja që përmban formularin e aplikimit dhe gjithë dokumentacionin përkatës sipas formularit të lartëpërmëndur, përveçse do të dërgohet me e-mail në adresën info@turizmi.gov.al, duhet të dërgohet edhe me postë zyrtare në adresën e MZHUT-së, ose dorazi në Zyrën e Protokollit të kësaj ministrie, brënda orës 16.00, të datës 11 mars 2014.
Nga aplikantët, do të përzgjidhen 15 kandidatë për të ndjekur këtë projekt pilot. Kohëzgjatja e trajnimit do të jetë 4 javë, nëpërmjet të cilit do të plotësohen/përditësohen njohuritë për teknikat e guidimit profesional, trashëgiminë natyrore, kulturore dhe historike të Shqipërisë.
Trajnimi mundësohet nga Ministria e Zhvillimit Urban dhe Turizmit në bashkëpunim me Qendrën për Edukim Ekonomik dhe Biznes dhe është pa pagesë.
Kandidatët e përzgjedhur do të njoftohen në një afat të dytë për datat e fillimit të trajnimit dhe vendndodhjen.
Për pyetje dhe sqarime të mëtejshme, ju lutemi t’i dërgoni në adresën info@turizmi.gov.al
Ministria e Zhvillimit Urban dhe Turizmit fton të interesuarit të bëhen pjesë e këtij proçesi.
DOKUMENTET E BASHKANGJITUR
Nessun commento:
Posta un commento