25 marzo 2014

Oferta turistike shqiptare prezantohet në Panairin e Moskës Mars/2014

Postuar më: 25 Mars 2014 
Shqipëria mer pjesë në Panairin Ndërkombëtar të Moskës “Travell & Tourism - MITT 2014”, në kuadrin e projektit IPA Adriatic Cross Border Cooperation “Tur.Grate 2”. Në edicionin e 21-të të këtij panairi Zyra e Shërbimit Turistik, ZSHT prezantoi në kuadër të projektit IPA, Hartën Turistike të Shqipërisë,  destinacione të cilat tërhoqën interesimin e turistëve rusë.
Përgjatë 4 ditëve të panairit (19-22 Mars, 2014) operatorë shqiptarë turistikë prezantuan ofertën turistike për vizitorët e interesuar dhe patën mundësi të shkëmbejnë kontakte edhe me agjensitë turistike ruse.
Elementët tradicionalë të kostumeve popullore shqiptare që mbanin të veshura hostess-at në stendë, imazhet e Shqipërisë turistike, produktet artizanale të ekspozuara dhe materialet e ndryshme promovuese mbi vendin tonë, tërhoqën një numër të madh vizitorësh në stendë.
Në panairin e Moskës mernin pjesë 1,800 operatorë nga 198 vënde turistike. Panairi i Moskës tërheq një numër të konsiderueshëm vizitorësh dhe në këtë edicion vjen si një event mjaft popullor në Rusi dhe shumë i rëndësishëm për industrinë e Turizmit.
Sipas informacioneve të ambasadës shqiptare në Moskë numri i vizitorëve rusë në vendin tonë është rritur ndjeshëm vitet e fundit. Rusia është një treg potencial, pasi numri i turistëve rusë që udhëtojnë cdo vit vlerësohet në 31 milion turistë.  http://turizmi.gov.al/al/newsroom/lajme/oferta-turistike-shqiptare-prezantohet-ne-panairin-e-moskes&page=1

Nessun commento:

Posta un commento

Search

Translate